Flash

Diddy, i tensionuar në trailerin e ri të Netflix: “Po humbasim!”

Lapsi.al 1 December 2025
Diddy, i tensionuar në trailerin e ri të Netflix: “Po

Netflix publikoi të hënën trailerin e dokumentarit të ri “Sean Combs: The Reckoning”, duke dhënë një pamje të parë të reperit dhe producentit të njohur në një hotel në New York, vetëm gjashtë ditë para arrestimit të tij.

Në një nga skenat e trailerit, 56-vjeçari shihet duke biseduar me avokatin e tij në telefon:

“Duhet të gjejmë dikë që ka përvojë ,” thotë Combs, i dukshëm i tensionuar. “Po humbasim!”

[embed]https://youtu.be/iGyKtVA6ntI[/embed]

Një javë më vonë, Combs u arrestua dhe u akuzua për transportim për qëllime prostitucioni, komplot për rrahje, dhe trafikim seksual me forcë, mashtrim ose presion. Ai ka mohuar çdo shkelje.

Në gjykim, që përfundoi në korrik, reperi u shpall fajtor për dy akuza për transportim për qëllime prostitucioni, por u lirua nga dy akuzat më serioze. Ai u dënua me 50 muaj burg dhe aktualisht ndodhet në Fort Dix Federal Correctional Institute, New Jersey.

Seriali dokumentar është prodhuar nga 50 Cent dhe do të përmbajë materiale të reja ekskluzive, intervista me  bashkëpunëtorë të Combs si Kirk Burrowes dhe Aubrey O’Day, si dhe momente të papara më parë nga jeta e tij personale dhe profesionale. Fitimet e serisë do të ndihmojnë mbijetuesit e sulmeve seksuale.

Seriali do të publikohet të martën dhe jep një pasqyrë  mbi betejat ligjore të reperit, përfshirë edhe përpjekjet e tij për për të apeluar dënimin.

 

 

Të këshilluara

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve. Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrj...

19:29

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI