Flash

Luftë e hapur mes Alketa Vejsiut dhe Olsa Muhametit për spektaklet e darkës

Lapsi.al 30 November 2025
Luftë e hapur mes Alketa Vejsiut dhe Olsa Muhametit për spektaklet e

Pas kritikave të forta që Alketa Vejsiu drejtoi ndaj Big Brother VIP Kosova, ka ardhur menjëherë kundërpërgjigjja e ashpër e producentes së formatit, Olsa Muhameti. Përmes një postimi ironik e goditës në Instagram, Muhameti e akuzon moderatoren se është e papërshtatshme për të gjykuar një format televiziv të kësaj natyre.

“Dmth të gjykosh ti:Mbretëresha’ e programeve të vyshkur, arkaikë, pa emocion, ashtu fake si ty” shkruan Muhameti, duke e goditur drejtpërdrejt imazhin profesional të Vejsiut. Ajo e akuzon se po komenton një program që, sipas deklaratave të saj, nuk e ka ndjekur: “Dhe mos analizo një program, vetëm nga rrjetet sociale meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm!”

Producente e BBVK vijon tonin e saj ironizues: “S’ke faj se ti ashtu je, fasadë jo brendi, e si e tillë programin e gjykon nga disa video interneti… Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh…”

Polemika nisi pasi Alketa Vejsiu komentoi publikisht formatin kosovar të Big Brother, duke e cilësuar të tejkaluar etikisht dhe të mbushur me skena të papërshtatshme. Moderatorja ishte e prerë për tonin e ulët të përmbajtjes: “Nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort”.

Ajo shprehu pakënaqësi edhe për zgjedhjen e personazheve brenda shtëpisë, duke theksuar se emra të caktuar nuk përfaqësojnë vlera reale televizive: “Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi”.

Vejsiu pretendon se do ta ngrinte nivelin e formatit nëse do ta realizonte vetë: “Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin… Unë i shpall luftë vulgaritetit”, duke nënvizuar se televizioni ka mision publik dhe nuk duhet të bazohet vetëm në sensacionalizëm: “‘The drive’ është ‘Sex sells’. S’do të shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar”.

Në të njëjtën kohë, moderatorja pranoi se programi ka edhe personazhe “interesantë” dhe se formati, si koncept, garanton audiencë. Por mbetet e vendosur se reduktimi i programit në skena erotike është i papranueshëm.

Përplasja mes dy figurave të njohura të televizionit ka ndezur polemika në rrjetet sociale, duke e kthyer në temë të ditës edhe diskutimin për standardet etike në reality shou-t shqiptare dhe kosovare.

Të këshilluara

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve. Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrj...

19:29

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI