Flash

Eminem, akuza për ngacmim në betejën për markën “Shady”

Lapsi.al 27 November 2025
Eminem, akuza për ngacmim në betejën për markën

Eminem ka akuzuar yjet e “Real Housewives of Potomac”, Gizelle Bryant dhe Robyn Dixon, për ngacmim, ndërsa palët vijojnë betejën ligjore rreth markës tregtare “Reasonably Shady”.

Sipas dokumenteve të reja të siguruara nga Page Six, Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave Tregtare ka urdhëruar që Eminem (Marshall Bruce Mathers III) të japë një depozitë zyrtare për çështjen në fjalë. Bryant dhe Dixon – të cilat bashkëdrejtojnë podcastin “Reasonably Shady” – pretendojnë se reperi ka qenë “shumë i vështirë” për të caktuar një datë dhe orar për marrjen në pyetje.

Fillimisht ishte rënë dakord për datën 29 tetor, por kur dyshja kërkoi që depozitimi të niste në orën 11:00 të paradites  avokatët e Eminem njoftuan se ai mund të ishte i disponueshëm vetëm pas orës 14:00.

Në një email zyrtar, avokati i tij iu tha përfaqësuesve të Bryant dhe Dixon: “Ta bindësh që të gjejë kohë për depozitë është shumë e vështirë. Ne sugjerojmë që të përfitoni nga çdo mundësi që ju jepet.”

Avokati shtoi gjithashtu se marrja në pyetje nuk duhet të zgjaste më shumë se dy orë, duke theksuar se ai vetë i kishte marrë në pyetje Bryant dhe Dixon “në më pak se dy orë gjithsej”. Megjithatë, ai garantoi se nëse do të nevojitej kohë shtesë, ata ishin të gatshëm të qëndronin më gjatë.

Konflikti shpërtheu pasi Bryant dhe Dixon, të cilat nisën podcastin e tyre në maj 2021, aplikuan në shkurt 2022 për të regjistruar markën tregtare “Reasonably Shady” për podcastin e tyre dhe linjën e produkteve që synonin të shisnin (veshje, kozmetikë, produkte për shtëpi etj.).

Në shkurt 2023, Eminem e kundërshtoi aplikimin, duke argumentuar se marka e tyre do të cenonte markat e tij të regjistruara prej dekadash – “Slim Shady” dhe “Shady”. Ai pretendoi se përdorimi i emrit të ngjashëm mund të krijonte konfuzion te konsumatorët dhe të dëmtonte brandin e tij.

Avokati i Bryant dhe Dixon ka mohuar çdo mundësi konfuzioni, duke deklaruar se ato janë të përgatitura të mbrojnë markën e tyre përballë çdo akuze.

Të këshilluara

Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Elton John ka treguar arsyen pse nuk po e humb shpresën, pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin në syrin e djathtë pas një infeksioni të rëndë vitin e kal...

18:37

Vin Diesel ka surprizuar fansat duke hedhur pas krahëve konfliktin shumëvjeçar me Dwayne “The Rock” Johnson dhe duke e përgëzuar publikisht për filmin e tij të ...

17:36

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio. Gjatë një intervistë në emisionin radi...

17:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI