Flash

Jessie J “shpërthen” ndaj aktorit në këngën e re: Je përbindësh

Lapsi.al 26 November 2025
Jessie J “shpërthen” ndaj aktorit në këngën e

Jessie J duket se ka prekur ndarjen e saj nga aktori Channing Tatum në albumin e ri Don’t Tease Me with a Good Time. Gjatë një aktivitet të mbajtur së fundmi në Londër, këngëtarja 37-vjeçare prezantoi këngën “Threw It Away”, e cila sipas The Sun duket se flet drejtpërdrejt për fundin e romancës së tyre në vitin 2020.

Edhe pse Jessie nuk e përmendi Tatum-in me emër, ajo duket se i drejtohet një ish-partneri duke e quajtur “përbindësh”.

“Këtë këngë e kam shkruar në vitin 2020 me Ryan Tedder, dhe ju mund ta kuptoni vetë se me kë po dilja asokohe,” tha ajo, sipas The Sun.

Në tekst, Jessie J (emri i vërtetë Jessica Cornish) këndon:

“E vura zemrën time mbi tavolinë / Aty kur nisi të bëhej e pakëndshme / Por karma do të vijë një ditë / Sepse të dhashë dashurinë time dhe ti e hodhe poshtë.”

Më vonë, ajo shton: “Mos guxo ta rishkruash historinë / Unë jam bukuria, ti je përbindëshi.”

Jessie J dhe aktori i “Magic Mike” u ndanë përfundimisht në prill 2020, pasi u rikthyen për një periudhë të shkurtër pas ndarjes së dhjetorit 2019. Burime të PEOPLE konfirmuan atëherë se ndarja ishte “plotësisht miqësore”.

Çifti u lidh për herë të parë në tetor 2018, pak muaj pasi Tatum u nda nga ish-bashkëshortja e tij Jenna Dewan, me të cilën ka një vajzë, Everly.

Gjatë eventit , këngëtarja foli edhe për betejën e saj me kancerin e gjirit, pasi iu nënshtrua një mastektomie në qershor.

“Jam mirënjohëse për mësimet dhe lidhjet që më ka sjellë kjo sfidë me njerëz të tjerë që po kalojnë kancer,” tha ajo. “Kam qenë një nënë më e mirë, një person më i mirë.”

Jessie dhe partneri i saj Chanan Colman mirëpritën djalin e tyre, Sky Safir, në maj 2023.

Të këshilluara

Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Elton John ka treguar arsyen pse nuk po e humb shpresën, pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin në syrin e djathtë pas një infeksioni të rëndë vitin e kal...

18:37

Vin Diesel ka surprizuar fansat duke hedhur pas krahëve konfliktin shumëvjeçar me Dwayne “The Rock” Johnson dhe duke e përgëzuar publikisht për filmin e tij të ...

17:36

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio. Gjatë një intervistë në emisionin radi...

17:10

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI