Flash

Brendan Fraser flet për rikthimin e ‘The Mummy’: Kam pritur 20 vjet

Lapsi.al 24 November 2025
Brendan Fraser flet për rikthimin e ‘The Mummy’: Kam pritur 20

Brendan Fraser ka marrë më në fund telefonatën që, sipas tij, e ka pritur për plot 20 vite: rikthimin në The Mummy 4. Aktori 56-vjeçar, i cili u bë ikonë botërore si aventurieri Rick O’Connell që prej filmit të parë në vitin 1999, konfirmoi se do të rikthehet në vazhdimin e ri të sagës së famshme.

Fraser luajti përkrah Rachel Weisz në dy filmat e parë (The Mummy dhe The Mummy Returns), ndërsa në pjesën e tretë (Tomb of the Dragon Emperor, 2008) Weisz u zëvendësua nga Maria Bello. Edhe pse filmi i tretë u prit dobët nga kritikët, Fraser thotë se ka qenë “një eksperiencë e jashtëzakonshme”.

Por këtë herë, aktori thotë se po realizohet pikërisht filmi që ai ka dashur gjithmonë të bëjë.

“Filmi që doja kurrë s’u bë… por ai film po vjen tani. Kam pritur 20 vjet për këtë telefonatë. Tani është koha t’u japim fansave atë që duan,” u shpreh ai për Associated Press.

Pjesa e katërt do të drejtohet nga duo e Radio Silence, Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, dhe do të sjellë edhe rikthimin e shumëpritur të Rachel Weisz përkrah Fraser-it — për herë të parë që nga viti 2001.

Në vitin 2017, Universal tentoi ta rilançonte sagën me Tom Cruise në versionin e tij të The Mummy, por filmi rezultoi një dështim kritik dhe financiar. Fraser ka thënë më herët se versionit të Cruise i mungonte “argëtimi” që e kishte bërë origjinalin kaq të dashur për publikun.

“The Mummy duhet të jetë një ride plot adrenalinë, jo thjesht një film horror,” shpjegoi ai.

Aktori, i cili fitoi Oscar-in për rolin në The Whale në 2023, vijon të shijojë rikthimin e tij të madh në Hollywood. Ai aktualisht luan në filmin e ri të regjisores japoneze Hikari, Rental Family, një dramë-komedi ku interpreton një amerikan që punësohet nga një agjenci e veçantë për të luajtur role të ndryshme në jetën e njerëzve të panjohur.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI