Flash

Miku i aktorëve flet për betejën e tyre ligjore me Baldoni

Lapsi.al 23 November 2025
Miku i aktorëve flet për betejën e tyre ligjore me Baldoni

Një mik i afërt i Ryan Reynolds dhe Blake Lively ka zbuluar se si çifti i famshëm po arrin të përballojë betejën e zgjatur ligjore me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni.

Aktori Humphrey Ker — pjesë e ekipit të futbollit Wrexham A.F.C., në pronësi të Reynolds dhe Rob McElhenney, si dhe pjesë e docuseries-it Welcome to Wrexham — foli për çiftin në një intervistë për The Telegraph.

“Ryan dhe Blake kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë 18 muajve të fundit me gjithë atë histori, dhe ende po e përjetojnë në një farë mënyre,” tha Ker. duke iu referuar betejës së profilit të lartë mes Lively dhe Baldoni-t, partneri i saj në It Ends With Us.

“Interesi publik rritet dhe bie,” shtoi ai, “por gjërat vazhdojnë të ziejnë në sfond.” Ker tha se për Reynolds dhe Lively, vizitat në Wrexham janë një arratisje e vërtetë: “Aty askujt nuk i intereson fama e tyre. Ajo që duan të dinë është nëse Ryan do t’u blejë një lojtar të ri. Është çliruese për ta.”

Por ai shtoi me sinqeritet: “Më vjen keq për ta.” Edhe bashkëpronari tjetër i ekipit, Rob McElhenney, 48 vjeç, ka thënë më herët se ai dhe bashkëshortja e tij po përpiqen të mbështesin çiftin pa nxitur më tej dramën publike.

Në dhjetor 2024, Blake Lively paditi Justin Baldoni-n dhe disa të tjerë për ngacmim seksual dhe hakmarrje — akuza që ai i ka mohuar. Baldoni u kundërpërgjigj me një padi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh civil kundër Lively dhe Reynolds, por gjykata e rrëzoi padinë e tij.

Çështja e Lively pritet të shkojë në gjyq në mars 2026, ku ajo dhe Baldoni do të dëshmojnë.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI