Flash

Ethan Hawke rrëfen vështirësitë pas divorcit nga Uma Thurman

Lapsi.al 21 November 2025
Ethan Hawke rrëfen vështirësitë pas divorcit nga Uma Thurman

Ethan Hawke ka folur hapur për sfidat e divorcit të tij të shumëpërfolur me Uma Thurman, ndarje që u bë publike në vitin 2005.

Në një intervistë për Los Angeles Times, aktori 55-vjeçar u shpreh se, pavarësisht presionit të medias, ajo që e bën divorcin të vështirë është e njëjta gjë që prek të gjithë njerëzit.

“Syri i publikut është si benzinë në zjarr, por ajo që e bën divorcin të vështirë janë familjarët – si t’i ndihmosh fëmijët ta përballojnë,” tha ai. “Jam shumë ziliqar ndaj atyre që ndahen në mënyrë miqësore.”

Megjithatë, Hawke theksoi se nuk mund të fliste më gjatë për divorcin, pasi u kishte premtuar fëmijëve të tij se nuk do ta diskutonte publikisht.

“E kam premtuar shumë herë se nuk do të flas për këtë në publik,” u shpreh ai, duke iu referuar fëmijëve që ka me Thurman, Mayan dhe Levonin.

Hawke tregoi se pas ndarjes ishte i bindur se nuk do të krijonte më familje, por jeta kishte plane të tjera.

Ai u lidh me partneren e tij të tanishme, Ryan Shawhughes, me të cilën sot ka dy vajza: Clementine, 17 vjeç, dhe Indiana, 14 vjeç.

Në një intervistë të mëparshme për GQ, Hawke e përshkroi mbulimin mediatik të ndarjes me Thurman si “poshtërues”, duke shtuar se lidhja e tyre kishte nisur gjatë xhirimeve të filmit “Gattaca” (1997), në një atmosferë që ai e përshkroi si “magji kinematografike”.

Ai shpjegoi se emocioni i krijuar gjatë punës në film shpesh mund të ngatërrohet me romancë:

“Është si kampi veror – i rrit temperaturat, të duket rrezikshëm dhe emocionues, por nuk ka lidhje me realitetin e përditshëm.”

Thurman kërkoi divorcin në vitin 2005, mes raportimeve se Hawke kishte nisur një lidhje me Shawhughes, e cila më herët kishte punuar si dado e tyre.

Ai u martua me Shawhughes në vitin 2008, ndërsa Thurman vazhdoi me financierin Arpad Busson, me të cilin ka një vajzë, Lunën.

Të këshilluara

Cardi B fejohet fshehurazi me Stefon Diggs?

Cardi B po i prezanton me krenari fansave djalin e saj të porsalindur, ndërsa njëkohësisht po ndez spekulimet për një fejesë me partnerin e saj, Stefon Diggs, f...

19:29

Kim Kardashian zbulon aneurizmën në tru

Në episodin e 20 nëntorit të The Kardashians, Kim Kardashian i tregoi motrës së saj Kourtney se mjekët kishin zbuluar një aneurizëm në trurin e saj pas një skan...

15:05

Ariana Grande tërhiqet nga muzika?

Ariana Grande ka zbuluar se do t’i japë një pushim të gjatë karrierës së saj muzikore pas publikimit të filmit “Wicked: For Good” dhe turit të saj të ardhshëm E...

18:42

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI