Flash

Offset largohet nga rrjetet sociale pas akuzave të Cardi B

Lapsi.al 19 November 2025
Offset largohet nga rrjetet sociale pas akuzave të Cardi B

Offset ka çaktivizuar llogarinë e tij në Instagram pasi Cardi B, e akuzoi publikisht se po e ngacmonte dhe kërcënonte.

Page Six konfirmoi të martën se profili i reperit të Migos nuk është më aktiv, duke shfaqur mesazhin: “Profili nuk është i disponueshëm.”

Çaktivizimi vjen pak pasi Cardi B postoi në X (ish-Twitter) — në një mesazh që u fshi më pas — se ndihej e “kërcënuar”, pasi Offset duket se vuri në dyshim atësinë e djalit të saj të porsalindur me futbollistin e NFL, Stefon Diggs.

Offset, 33 vjeç, dyshohet se publikoi dhe fshiu një InstaStory ku shkruante: “Fëmija im lol.”

Cardi reagoi ashpër: “Ju mendoni se është për të qeshur, por nuk është… ka më shumë se një vit që po ngacmohem dhe kërcënohem, deri në pikën që ndihem sikur jeta ime është në rrezik.”

Në një postim në X, Cardi shpjegoi se ngacmimet kanë qenë të vazhdueshme:

“Jam lodhur. Kur më ngacmon privatisht dhe unë e injoroj, atëherë fillon të më ngacmojë publikisht.”

Ajo shtoi se frika e ka shoqëruar për shkak të rasteve të shumta të dhunës ndaj grave që sheh në lajme dhe dokumentarë.

Ndërkohë, një përfaqësues i Offset mohoi çdo akuzë: “Çdo deklaratë që i atribuohet Offset-it është e fabrikuar. Situata u përshkallëzua pa nevojë. Ai ka qenë mbështetës ndaj Cardi-t dhe i uron vetëm të mirat.”

Cardi B dhe Offset u ndanë zyrtarisht në gusht 2024 pas gati shtatë vitesh martesë, ndërsa vajza e tyre Blossom erdhi në jetë vetëm pak javë pas kërkesës për divorc.

Në maj, Cardi e bëri publike romancën e saj me Diggs. Kohët e fundit, një test atësie konfirmoi se Diggs është gjithashtu baba i foshnjës së modeles së Instagram-it, Aileen Lopera.

Të këshilluara

Zbulohet tema e Met Gala 2026

Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka njoftuar temën e Met Gala-s 2026: “Costume Art”, një ekspozitë që do të tregojë se si trupi dhe moda kanë ndikuar njër...

18:21

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI