Flash

Ray J akuzon Kim K dhe Kris: Po manipulojnë historinë e kasetës

Lapsi.al 17 November 2025
Ray J akuzon Kim K dhe Kris: Po manipulojnë historinë e kasetës

Ray J po e çon edhe më tej luftën e tij ligjore kundër Kim Kardashian dhe Kris Jenner, pasi dyshja e famshme e paditi për shpifje disa javë më parë.

Në dokumentet e reja gjyqësore, të siguruara nga Page Six, këngëtari pretendon se padia e tyre “nuk ka të bëjë fare me shpifje”.

“Padia e Kim Kardashian dhe Kris Jenner nuk ka të bëjë me shpifje — por me publicitet, pushtet dhe ndëshkim,” deklaron Ray J në dokumente.

Artisti 44-vjeçar këmbëngul se kaseta e famshme seksuale e vitit 2003 ishte e filmuar me dëshirë të përbashkët, dhe se në vitin 2006 ai dhe Kim flisnin hapur për ta publikuar. Sipas tij, ka qenë vetë Kim ajo që i ka sugjeruar që menaxhimin ta merrte Kris Jenner.

Ai shton se Kim dhe Kris janë “të zemëruara” tani që ai nuk pranon më të “luajë lojën” me narrativën e tyre. Në dokumente, Ray J pretendon se Kim, Kris dhe Kanye West e kanë akuzuar në serialin “The Kardashians” se: ka sulmuar seksualisht Kim ndërsa ajo flinte, ka publikuar pornografi hakmarrjeje si dhe ka bërë shantazh.

Pas një debati ligjor, sipas tij, palët kishin arritur marrëveshje që Kim t’i paguante 6 milionë dollarë dhe që kaseta të mos përmendej më në emision. Por ai thotë se familja Kardashian e theu menjëherë marrëveshjen duke e rikthyer sërish temën në ekran.

Avokati i tyre, Alex Spiro, e quajti përgjigjen e Ray J “humbje kohe”. “Pasi e kuptoi që po humb, ai po përpiqet të shpërqendrojë. Do ta humbasë edhe këtë padi të kotë,” tha ai për Page Six.

Kim Kardashian dhe Kris Jenner kanë deklaruar në padi se nuk ekziston asnjë hetim federal ndaj tyre, duke përgënjeshtruar pretendimin e Ray J se ai po ndihmon autoritetet për të ndërtuar një çështje RICO kundër tyre.

Familja Kardashian-Jenner theksoi se kjo është hera e parë që ngrenë padi për shpifje, por pretendimet e rënda të Ray J “nuk mund të anashkaloheshin”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI