Flash

Aktorja e “Wicked” flet pas sulmit ndaj Ariana Grandes

Lapsi.al 17 November 2025
Aktorja e “Wicked” flet pas sulmit ndaj Ariana Grandes

Aktorja Marissa Bode ka reaguar ashpër pasi Ariana Grande u sulmua nga një person gjatë  premierës së  filmit “Wicked: For Good” në Singapor të enjten.

Bode, e cila luan Nessarose Thropp në film, publikoi një video në TikTok ku kritikoi ata që e justifikuan veprimin duke thënë se agresori ishte “thjesht një fans”.

“Në rregull, atëherë është fans… por edhe një humbës,” tha ajo në fillim të videos, duke shtuar se ka vite që flet ndaj shkeljes së hapësirës personale të artistëve.

Personi që iu afrua me vrap Grandes identifikohet si Johnson Wen, i njohur në rrjete sociale si “Pyjama Man”.

Ai madje publikoi vetë videon në Instagram, duke falënderuar këngëtaren për “momentin”. Wen deklaroi më pas se “është liruar pas arrestimit”, ndërsa autoritetet në Singapor e kanë akuzuar për sjellje të pahijshme në publik, sipas BBC.

Në video të shpërndara online, Grande shihet duke u tërhequr e frikësuar ndërsa burri i hidhet në qafë. Cynthia Erivo ndërhyri menjëherë duke e larguar dhe sigurimi e tërhoqi agresorin. Michelle Yeoh u pa teksa e ngushëllonte këngëtaren, e cila dukej e tronditur.

Bode shtoi se kjo ngjarje është pjesë e një problemi më të gjerë që prekin gratë në industrinë e argëtimit.

“Nuk mendoj se gratë – ose kushdo tjetër – duhet të pritet të reagojnë qetësi kur dikush i sulmon. Kjo pritshmëri është absurde,” tha ajo, duke theksuar se figurat publike shpesh tregohen të buta për të shmangur reagime negative.

Ajo përmendi edhe rastet e Chappell Roan dhe Rachel Zegler, të cilat janë sulmuar në rrjete sociale “thjesht sepse kanë një mendim”.

Ariana Grande nuk e ka komentuar publikisht incidentin. Në vend të kësaj, ajo publikoi disa foto nga premiera, duke shkruar “Faleminderit, Singapor. Ju duam.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta nga fansat, të cilët kanë dënuar sjelljen e Wen, duke rikujtuar edhe ndjeshmërinë e Grandes pas tragjedisë së Manchester Arena në vitin 2017, ku humbën jetën 22 persona dhe më shumë se 1,000 u plagosën.

“Wicked: For Good” pritet të dalë në kinema më 21 nëntor.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI