Flash

Khloé Kardashian rrëfen incidentin me Lamar Odom: Dogji gjithcka

Lapsi.al 19 November 2025
Khloé Kardashian rrëfen incidentin me Lamar Odom: Dogji gjithcka

Khloé Kardashian ka zbuluasë fundmi incidentin me ish-bashkëshortin Lamar Odom.

Gjatë episodit të ri të podcast-it të saj Khloé in Wonder Land, Khle tha se Odom, në një moment paranoje,dogji dhjetëra fletore ku ajo kishte shkruar për vite me radhë.

“Ai ishte shumë paranojak. Po i lexonte dhe ishte i bindur se po merrja shënime për t’ia dërguar qeverisë,” tregoi Khloé. “I hodhi të gjitha në zjarr, përpara syve të mi. Mbaj mend që qaja. Ishin vite nga jeta ime.”

Khloé pranoi se nuk ka shkruar më ditar që prej atij incidenti, duke thënë se përvoja e frikësoi aq shumë sa nuk do të rrezikojë të ndodhë sërish.

Khloé dhe Lamar u martuan në vitin 2009, por u ndanë në 2013. Divorci u finalizua vetëm në 2016, pasi ajo e shtyu procedurën për ta ndihmuar ish-basketbollistin të rikuperohej pas mbidozës së tij pothuajse fatale.

Në podcast, Khloé ka folur shpesh për marrëdhënien e tyre, për tradhtitë e tij dhe periudhat e errëta me varësinë.

Së fundmi, në The Kardashians, dyshja u takuan për herë të parë pas nëntë vitesh. Ata biseduan hapur për gabimet e së kaluarës dhe u larguan në paqe. “Ndihesha e lehtësuar,” tha Khloé. “Ishte si një pjesë e procesit tim të shërimit.”

 

Të këshilluara

Ariana Grande tërhiqet nga muzika?

Ariana Grande ka zbuluar se do t’i japë një pushim të gjatë karrierës së saj muzikore pas publikimit të filmit “Wicked: For Good” dhe turit të saj të ardhshëm E...

18:42

Zbulohet tema e Met Gala 2026

Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka njoftuar temën e Met Gala-s 2026: “Costume Art”, një ekspozitë që do të tregojë se si trupi dhe moda kanë ndikuar njër...

18:21

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI