Flash

Kanye West shqetëson fansat me deklaratën: Pendohem për jetën

Lapsi.al 23 November 2025
Kanye West shqetëson fansat me deklaratën: Pendohem për

Kanye West ka ngjallur sërish shqetësim për gjendjen e tij emocionale, pasi në një intervistë të publikuar në TikTok u shpreh se “pendohet për jetën”. Reperi po fliste me blogerin e modës Mystery Fashionist në Tokio, kur dha komentin e pazakontë që ka bërë xhiron e rrjetit.

Në videon e publikuar të enjten, blogeri e pyet me entuziazëm: “Me kë jam këtu dhe nga je?”, ndërsa Ye përgjigjet me nervozizëm: “Jam Ye, jam nga Chi”, duke iu referuar qytetit të tij të lindjes, Chicago.

Kur u pyet të vlerësonte veshjen e tij, West tha se ishte “10 nga 10”, ndërsa mbulonte fytyrën me dorë. Ai shpjegoi se çizmet ishin Yeezy, ndërsa pjesa tjetër e veshjes ishte e stilistit Gosha Rubchinskiy.

Por momenti më shqetësues erdhi kur intervistuesi e pyeti për një “trend mode” për të cilin është penduar. Pas disa sekondash heshtje, Kanye u përgjigj thjesht: “Jeta.”

[embed]https://www.tiktok.com/@mysteryfashionist/video/7574842357292616990[/embed]

Videoja, që ka mbledhur mbi 4.3 milionë shikime, është mbushur me komente të fansave të shqetësuar:

“Duket shumë i trishtuar”, ka shkruar njëri. Të tjerë kanë komentuar se ai duket sikur ka qarë apo po përpiqet të mbajë veten.

Reperi 48-vjeçar prej vitesh ka kaluar periudha të vështira dhe ka zgjedhur të jetojë kryesisht në Japoni pas vitit 2022, kur humbi bashkëpunime me Adidas, Balenciaga dhe Gap pas deklaratave antisemitike. Edhe pse kërkoi falje një vit më vonë, ai disa herë ka vazhduar me deklarata të ngjashme.

Kohët e fundit, West është përfshirë në polemika të reja, mes tyre edhe promovimi i simboleve naziste në një reklamë të Super Bowl 2024. Në maj, ai u rikthye sërish me një tjetër kërkim falje në X, duke thënë se “i do të gjithë njerëzit”.

Kanye ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten Kim Kardashian – North, Saint, Chicago dhe Psalm. Kardashian ka deklaruar se ka qenë “kryesisht e vetme” në rritjen e fëmijëve dhe se reperi nuk i ka telefonuar prej muajsh. Aktualisht, ai është i martuar me Bianca Censori, me të cilën u lidh në dhjetor 2022.

Të këshilluara

Cardi B fejohet fshehurazi me Stefon Diggs?

Cardi B po i prezanton me krenari fansave djalin e saj të porsalindur, ndërsa njëkohësisht po ndez spekulimet për një fejesë me partnerin e saj, Stefon Diggs, f...

19:29

Kim Kardashian zbulon aneurizmën në tru

Në episodin e 20 nëntorit të The Kardashians, Kim Kardashian i tregoi motrës së saj Kourtney se mjekët kishin zbuluar një aneurizëm në trurin e saj pas një skan...

15:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI