Flash

“Pandoro-gate”: Prokuroria kërkon 1 vit e 8 muaj burg për Ferragni

Lapsi.al 25 November 2025
“Pandoro-gate”: Prokuroria kërkon 1 vit e 8 muaj burg për

Zëvendësprokurori Eugenio Fusco dhe prokurori Cristian Barilli kanë kërkuar një dënim prej 1 viti e 8 muaj burg për Chiara Ferragni-n, e cila akuzohet për mashtrim lidhur me reklamimin e supozuar të “Pandoro Pink Christmas” dhe vezëve të Pashkëve të markës së saj.

Sipas prokurorëve, hetimet e Guardia di Finanza (policia financiare italiane) kanë zbuluar se gjatë viteve 2021–2022, Ferragni dhe bashkëpunëtorët e saj kanë përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 2.2 milionë euro, duke krijuar tek konsumatorët bindjen se çmimi i produkteve përfshinte një donacion bamirës, gjë që nuk ka rezultuar e vërtetë.

Influencerja ka mohuar gjithmonë çdo akuzë. Në sallën e gjyqit ajo deklaroi: “Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim. Askush prej nesh nuk ka përfituar.” Ajo shpjegoi versionin e saj të ngjarjeve dhe përmendi disa prej iniciativave të kaluara bamirëse. Pas seancës, Ferragni u shpreh shkurt për gazetarët: “Jam e qetë. Nuk kam çfarë të shtoj më.”

Ferragni përfaqësohet nga avokatët Giuseppe Iannaccone dhe Marcello Bana. Mbrojtja pritet të paraqesë argumentet e saj përfundimtare më 19 dhjetor, ndërsa vendimi i gjykatës pritet në janar.

Sipas avokatëve, Ferragni nuk ka kryer asnjë vepër penale, ka mbyllur tashmë procedurat administrative dhe ka dhuruar gjithsej 3.4 milionë euro për të zgjidhur çështjet civile dhe administrative të lidhura me rastin.

Gjykata ka pranuar padinë civile të shoqatës “La Casa del Consumo”, e cila pretendon se ka konsumatorë të dëmtuar. Avokati i saj, Aniello Chianese, tha se shuma e kompensimit nuk është përcaktuar ende, por theksoi se “konsumatorët janë mashtruar”.

 

Të këshilluara

Vin Diesel ka surprizuar fansat duke hedhur pas krahëve konfliktin shumëvjeçar me Dwayne “The Rock” Johnson dhe duke e përgëzuar publikisht për filmin e tij të ...

17:36

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio. Gjatë një intervistë në emisionin radi...

17:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI