Flash

Simon Cowell thyen heshtjen: Nuk jam fajtor për vdekjen e Liam

Lapsi.al 26 November 2025
Simon Cowell thyen heshtjen: Nuk jam fajtor për vdekjen e Liam

Simon Cowell ka komentuar për herë të parë mbi reagimet e atyre që e fajësojnë për vdekjen e parakohshme të Liam Payne.

Gjatë një interviste në podcastin Rolling Stone Music Now, producenti 66-vjeçar u pyet si ndihej lidhur me akuzat se ai kishte ushtruar presion të tepruar mbi One Direction dhe nuk kishte ofruar mbështetjen e duhur ndërsa fama e tyre rritej me shpejtësi.

“Unë nuk i lexoj këto gjëra sepse, po ta bëja, do të torturoja veten. Ideja që mund të jesh përgjegjës për jetën e dikujt, pas 10 vitesh? Nuk funksionon kështu,” tha Cowell.

“The X Factor”, talent-show që krijoi Cowell, ishte trampolina që në vitin 2010 formoi grupin One Direction, ku Payne u bashkua me Louis Tomlinson, Niall Horan, Zayn Malik dhe Harry Styles. Payne ishte vetëm 16 vjeç në atë kohë.

Cowell u përball me kritika pas tetorit të vitit të kaluar, kur Payne humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, ndërsa në trup iu gjetën disa substanca narkotike.

Gjatë podcastit, Cowell kujtoi edhe një takim që kishte pasur me Payne rreth një vit para vdekjes.

“I thashë: ‘Muzika nuk është gjithçka. Mos lejo që të të marrë peng. Gjej diçka tjetër që e ke pasion,’” tregoi ai. “Sigurisht që e pyet veten: A mund të kisha bërë diçka më shumë? Çfarë do të kishte ndodhur me Liam nëse nuk do të ishte bërë pjesë e bandës?”

Ai shtoi se Payne, në atë takim, i ishte dukur “në një moment të mirë” dhe se kurrë nuk do të kishte menduar një fund kaq tragjik. “Do të doja të ktheja kohën pas,” tha ai.

Pas vdekjes së Payne më 16 tetor 2024, Cowell ishte ndër të parët që reagoi publikisht. “Liam, jam i shkatërruar. Zemërthyer. Ndihem bosh,” shkroi ai në një deklaratë. “Çdo lot është një kujtim për ty.”

Ai përmendi edhe dedikimin e Payne ndaj fansave, duke theksuar se ai “kurrë nuk i harroi ata”. Më vonë, Cowell u pa duke përqafuar prindërit e këngëtarit në funeralin e tij në nëntor të vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Të këshilluara

Vin Diesel ka surprizuar fansat duke hedhur pas krahëve konfliktin shumëvjeçar me Dwayne “The Rock” Johnson dhe duke e përgëzuar publikisht për filmin e tij të ...

17:36

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio. Gjatë një intervistë në emisionin radi...

17:10

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI