Flash

Glen Powell dhe Michelle Randolph në një romancë dashurie?

Lapsi.al 28 November 2025
Glen Powell dhe Michelle Randolph në një romancë dashurie?

Aktori Glen Powell dhe aktorja Michelle Randolph kanë ndezur thashethemet për një romancë të mundshme pasi u panë duke kërcyer shumë afër njëri-tjetrit në një sallë kërcimi në Austin, Teksas – vendlindja e Powell.

Në një video 17-sekondëshe të publikuar në TikTok më 23 nëntor, dyshja shfaqet duke vallëzuar pranë e pranë në Broken Spoke.

Në pamjet virale, Powell dhe Randolph duken të përqendruar te njëri-tjetri, duke u rrotulluar, duke ecur në ritëm dhe duke mbajtur kontakt të afërt fizik gjatë gjithë kohës. Një burim tha për PEOPLE se çifti i supozuar — i shoqëruar edhe nga nëna e Powell, Cyndy — dukej “shumë i lumtur”.

“Ai kërceu me nënën e tij dhe me Michelle, dhe të dy dukeshin sikur ishin profesionistë”, shtoi burimi.

Studentja që publikoi videon, Danielle Guilbot, konfirmoi nëpër komente se dyshja në video ishin pikërisisht Powell dhe Randolph, duke shtuar se “të dy ishin shumë të sjellshëm.”

Randolph, e cila u bë e njohur me serialin 1923 — pjesë e universi të Yellowstone — ka qenë më parë në një lidhje disa-vjeçare me aktorin Gregg Sulkin. Çifti u bë publik në tetor 2018 dhe u nda në vitin 2023, duke fshirë çdo foto të përbashkët nga rrjetet sociale.

Powell ka qenë më herët i lidhur me Nina Dobrev, prezantuesen australiane Renée Bargh dhe më së fundi me modelen Gigi Paris.

Paris, në një intervistë për podcast-in Too Much, deklaroi se ajo “u largua emocionalisht” nga lidhja pas raportimeve se Powell nuk e donte në setin e filmit Anyone But You. Sipas saj, ndarja ndodhi menjëherë pasi ajo mbërriti në Australi. Aktorja e përshkroi përpjekjen për ta mbyllur marrëdhënien në mënyrë të qetë, edhe pse ishte e vështirë.

Të këshilluara

Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Elton John ka treguar arsyen pse nuk po e humb shpresën, pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin në syrin e djathtë pas një infeksioni të rëndë vitin e kal...

18:37

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI