Flash

Melania Trump lançon kompaninë e re të produksionit “Muse Films”

Lapsi.al 30 November 2025
Melania Trump lançon kompaninë e re të produksionit “Muse

Zonja e Parë Melania Trump ka njoftuar krijimin e kompanisë së saj të re të produksionit filmik, e cila do të quhet Muse Films.

Lajmin e bëri publik më 28 nëntor, përmes një videoje 10-sekondëshe të publikuar në profilin e saj personal në X.  Në postim, Melania u kujtoi ndjekësve se dokumentari i saj “MELANIA” do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026.

Aktualisht ekzistojnë dy kompani të tjera me të njëjtin emër, “Muse Films”: njëra nën ombrellën e Amazon në Evropë dhe tjetra një kompani amerikane e njohur për filma si The Virgin Suicides, American Psycho dhe Spring Breakers. Nuk dihet ende nëse kompania e Melanias do të ketë lidhje me to apo do të funksionojë plotësisht në mënyrë të pavarur.

Projekti i vetëm i konfirmuar deri tani nga Muse Films është dokumentari “MELANIA”, të cilin Amazon MGM Studios do ta shpërndajë në kinema. Studioja raportohet se ka paguar rreth 40 milionë dollarë për këtë projekt, një marrëveshje që është arritur para fillimit të mandatit të dytë të Presidentit Trump dhe në periudhën kur themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, mori pjesë në inaugurim.

Sipas Amazon MGM, “MELANIA” ofron akses të paprecedentë në 20 ditët para Inaugurimit Presidencial 2025, duke treguar procesin përmes syve të Zonjës së Parë në detyrë. Dokumentari do të përfshijë pamje ekskluzive nga takime kyçe, biseda private dhe momente të çastit që nuk janë parë më parë.

Marrëveshja me studion parashikon gjithashtu edhe të drejtat e shpërndarjes për një serial me disa episode, që do të pasojë dokumentarin.

Filmi do të drejtohet nga Brett Ratner, për të cilin ky projekt shënon rikthimin e tij në industri pas akuzave për ngacmim seksual nga disa gra, përfshirë Olivia Munn dhe Natasha Henstridge. Ratner i ka mohuar akuzat.

 

Të këshilluara

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve. Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrj...

19:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI