Flash

Zbulohen detajet e marrëveshjes së divorcit Tatum–Dewan

Lapsi.al 2 December 2025
Zbulohen detajet e marrëveshjes së divorcit Tatum–Dewan

Detaje të reja janë zbuluar rreth marrëveshjes financiare të divorcit mes Channing Tatum dhe Jenna Dewan, pas një beteje gjashtëvjeçare ligjore.

Sipas dokumenteve të reja të gjykatës, të depozituara më 26 nëntor, ish-çifti — Tatum, 45 vjeç, dhe Dewan, 44 — do të marrin 50% të pensioneve të njëri-tjetrit, por vetëm për përfitimet e fituara gjatë martesës së tyre 9-vjeçare (2009-2018).

Divorci u finalizua në shtator 2024. Dyshja ranë dakord për kujdestari të përbashkët të vajzës së tyre 12-vjeçare, Everly, si dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje për mbështetjen e fëmijës në mënyrë private me një gjyqtar.

Dewan paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2018 dhe që atëherë palët janë përballur në gjykatë mbi fitimet e “Magic Mike”, të cilat Tatum i pati gjatë martesës. Në dokumentet e gushtit 2024, Tatum akuzoi Dewan për “zvarritje të procedurave”, ndërsa avokatët e saj kundërpërgjigjën se ishte aktori ai që po “bllokonte” dokumente të rëndësishme të transaksioneve të filmit.

Sipas Dewan, çdo vonesë i jep Tatum-it mundësinë të përfitojë nga të ardhurat e filmit pa i dhënë asaj pjesën që i takon.

Në një intervistë për Variety në shtator, Tatum tha se marrëdhënia e tyre ka arritur një fazë paqeje:

“Jenna dhe unë jemi mirë tani, por ishte e dhimbshme ta shihje atë marrëdhënie të shkatërrohej.”

Ai pranoi se ishte veçanërisht e vështirë të ndahej koha me vajzën e tij. “Doja ta kisha me vete gjithë kohën,” u shpreh ai.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI