Flash

“Integriteti mbi gjithçka”: Scarlett Johansson mbron sërish regjisorin

Lapsi.al 1 December 2025
“Integriteti mbi gjithçka”: Scarlett Johansson mbron

Scarlett Johansson ka deklaruar se qëndron plotësisht pas mbështetjes publike që i ka dhënë regjisorit Woody Allen, pavarësisht debatit të madh që ka shoqëruar figurën e tij gjatë viteve të fundit.

Në një intervistë të re për The Telegraph të botuar më 29 nëntor, aktorja e filmit Jurassic World Rebirth  u pyet nëse mbështetja e saj e hapur për Allen në vitin 2019 i ka sjellë pasoja në karrierë.

“Është e vështirë ta dish,” tha Johansson. “Nuk i dihet kurrë efektit zinxhir. Por mamaja ime gjithmonë më ka mësuar të jem vetja, të kem integritet dhe të qëndroj pas asaj që besoj.”

Woody Allen, 90 vjeç, ka qenë prej kohësh një figurë e diskutueshme në Hollywood për shkak të akuzave të ngritura nga vajza e tij adoptive, Dylan Farrow, 40 vjeç. Ajo ka pretenduar publikisht që Allen e ka ngacmuar seksualisht kur ishte fëmijë — akuza që datojnë në vitet ’90 dhe që Allen i ka mohuar vazhdimisht. Ai nuk është akuzuar penalisht, ndonëse një prokuror në Connecticut ka deklaruar se ka patur “arsye të mjaftueshme për nisjen e një çështjeje”.

Johansson ka punuar me Allen në tre filma të suksesshëm mes viteve 2005–2008: Match Point, Scoop dhe Vicky Cristina Barcelona.Në një intervistë të vitit 2019 për The Hollywood Reporter, ajo deklaroi hapur: “E dua Woody-n. I besoj. Do të punoja me të në çdo moment.”

Sot, më shumë se gjashtë vite pas deklaratave të saj, Johansson thotë se ende nuk pendohet.

“Është e rëndësishme të dish kur nuk është momenti yt për të folur,” tha ajo. “Nuk dua të them se duhet të heshtësh — por ndonjëherë thjesht nuk është koha jote. Këtë e kam kuptuar më shumë me kalimin e viteve.”

Në Hollywood, opinioni ndaj Allen mbetet i ndarë. Ndërsa shumë aktorë kanë deklaruar se nuk do të punojnë më me të, emra të tjerë si Anjelica Huston, Alan Alda dhe Javier Bardem vazhdojnë ta mbështesin.

Allen, së bashku me bashkëshorten Soon-Yi Previn, ka kundërshtuar ashpër dokumentarin Allen v. Farrow të HBO, që riktheu në qendër të vëmendjes akuzat e Dylan-it. Në një intervistë të dhënë në shtator 2025, regjisori tha se njerëzit “duhet të tregojnë më shumë sens të përbashkët” kur lexojnë në detaje rastin.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI