Flash

Miley Cyrus reflekton mbi ndarjen nga Liam Hemsworth

Lapsi.al 3 December 2025
Miley Cyrus reflekton mbi ndarjen nga Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka reflektuar mbi divorcin e saj nga Liam Hemsworth ndërsa ka shprehye entuziazmin për të fejuarin e saj të ri, Maxx Morando.

Kur u pyet për fejesën e saj të re, këngëtarja e hitit “Flowers” tha se vendi ku ndodhet tani në jetë ka disa ngjashmëri me filmin e ardhshëm “Avatar: Fire and Ash”, ku përfshihet edhe kënga e saj e re, “Dream as One”.

“Mendoj se është shumë koherente dhe lidhet me temën e Avatar-it, sepse filmi flet për fillime të reja dhe rindërtim,” tha ajo në një video të publikuar të mërkurën.

Ajo shtoi se humbja e shtëpisë së saj nga zjarret nuk ishte gjithçka që humbi, pasi duhej të rindërtonte jetën e saj personalisht dhe fizikisht.

“Temat e dashurisë, marrëdhënieve dhe mbështetjes së njëri-tjetrit rezonojnë shumë me mua. Ky është një lidhje që më bën të ndihem si një phoenix — të filloj nga e para dhe të rindërtoj gjithçka,” tha Miley.

Cyrus dhe Hemsworth ishin në një lidhje për mbi një dekadë dhe u martuan fshehtas në dhjetor 2018. Por më pak se një vit më vonë, Miley njoftoi ndarjen e tyre, dhe divorci përfundoi në janar 2020.

Gjatë një performance në Lollapalooza 2022, këngëtarja e përshkroi martesën si një “dështim të madh”.

Ndërkohë, Liam Hemsworth është i fejuar me modelen Gabriella Brooks, me të cilën ka nisur të takohet që nga fundi i vitit 2019.

 

 

Të këshilluara

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI