Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Video/ Dortmund e ekzagjeron, por i afrohet Bayern: turpërohet me gjashtë gola Wolfsburg, tris i Freiburg

Lapsi.al 16 April 2022
Video/ Dortmund e ekzagjeron, por i afrohet Bayern: turpërohet me

Një Borussia Dortmund spektakolare, ajo që u shfaq në javën e 30 të Bundesligës: verdhezinjtë asfaltojnë Wolfsburg 6-1 dhe i bëjnë presion kryesuesve të Bayern Mynih, në fushë nesër ndaj Bielefeld dhe gjashtë pikë larg. Triumfon 3-0 edhe Freiburg ndaj Bochum dhe mbetet në garë për një vend në Champions League. Në luftën për të mos rënë nga Bundesliga, ndërkohë, fitore themelore e Herta Berlin 1-0 ndaj Augsburg, ndërsa Mainz-Stuttgart përfundon 0-0.

BORUSSIA DORTMUND-WOLFSBURG 6-1

Shkatërruese dhe e pamëshirshme Borussia Dortmund, që firmosi një fitore rekord ndaj Wolfsburgut fatkeq, që praktikisht mungonte në fushën e lojës. Dortmund, kështu, ushtron disi presion ndaj Bayernit, i cili do të luajë nesër në Bielefeld, duke kaluar gjashtë pikë prapa kryesuesve. Nga ana tjetër, për Wolfsburg, një kolaps total që i kthen Ujqit në zonën e rënies. Humbja e miqve ndodhi që në pjesën e parë dhe brenda vetëm katërmbëdhjetë minutave, mes të 24 dhe 38: janë Rothe, Witsel, Akanji, Emre Cane dhe Haaland ata që firmosën pesëshen e tmerrshme që shtriu përtokë Wolfsburg. Në fillim të pjesës së dytë, Haaland shënoi golin e gjashtë, duke iu gëzuar dygolëshit personal, ndërsa në të 80 erdhi goli i flamurit i shënuar nga Baku.

AUGSBURG-HERTHA BERLIN 0-1

Një fitore vendimtare për shpëtimin për Hertha Berlin, që kaloi në vendin e katërt nga fundi dhe dënoi në të njëjtën kohë Augsburg me një finale të nxehtë sezoni, me vetëm tre pikë avantazh pikërisht nga skuadra e kryeqytetit gjerman. Goli vendimtar erdhi katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Serdar, mjaftueshëm që berlinezët të mbylleshin prapa dhe të ngrinin murin, duke refuzuar të gjitha sulmet e vendasve.

FREIBURG-BOCHUM 3-0

Fitore e qartë edhe për Freiburg, që mbetet ngjitur pas trenit për Ligën e Kampionëve, ndërsa Bochum rrezikon t'i duhet të mbrohet nga pas shpine në këtë finale të Bundesligës. Kubler dhe Sallai nënshkruan dygolëshin që rrëzoi miqtë në minutën e 5' dhe 16', përpara se Sallai të mbyllte historinë në të 53'. Në minutën e 68 erdhi edhe kartoni iu kuq për Stafylidis, duke lënë Bochum me dhjetë lojtarë, duke shuar përfundimisht shpresat e fundit të dobëta për një rikthim të mundshëm.

MAINZ-STUTTGART 0-0

Stuttgart është tashmë në telashe, i kaluar nga Hertha Berlin dhe tani në vendin e tretë nga fundi, në zonë e rënies. Kundër një Mainz, që pozicionohet në mesin e tabelës e që nuk ka asgjë për t'i thënë më kampionatit, miqtë nuk arritën të fitonin, përkundrazi iu afrohen disa herë humbjes dhe tashmë rrezikojnë rëndë të bien në Bundesliga 2.

Bundesliga Germany

Augsburg 0-1 Hertha Berlin

Borussia Dortmund 6-1 Wolfsburg

Freiburg 3-0 Bochum

Mainz 0-0 VfB Stuttgart

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI