Flash

Tris bardheblu: Tirana e nis ndeshjen 0-1, dy mbrojtës kompletojnë fitoren me Egnatian

Lapsi.al 16 April 2022
Tris bardheblu: Tirana e nis ndeshjen 0-1, dy mbrojtës kompletojnë

Asnjë problem e në të njëjtën kohë asnjë neglizhim. Nëse në Rrogozhinë shpresonin që impenjimi i kryesuesve të kampionatit të mos ishte i njëjtë duhet të kenë mbetur të zhgënjyer. Tirana dominon ndeshjen me Egnatian e shembur 0-3 në stadiumin “Arena Egnatia”, në një ndeshje që u kuptua që në sekondat e para si të do të shkonte. Golit blitz të Xhixhës iu shtuan realizimet e dy mbrojtësve, për një kampionat gjithnjë e më të vendosur.

Nëse Ramadani kishte në plan të shfrytëzonte mënyrën e zakonshme të lojës, gjërat ndryshuan sapo u luajt topi i parë. Redon Xhixha kaloi në avantazh bardheblutë në sekondën e 24 me një goditje precize në hyrje të zonës, duke e bërë një ndeshje të thjeshtë për të besuarit e Shehit. Një gol që e bëri Egnatian ta ndjejë goditjen e i dha mundësinë kryesueve të përdornin qarkullimin e topit, duke lejuar pothuajse asgjë: me përjashtim të minutës së 26 kur Imeri detyroi Bekajn të përplasej me shtyllën për të evituar golin.

Në pjesën e dytë, Tirana ndryshoi marsh dhe në minutën e 53 dyfishoi rezultatin me kapitenin, Erjon Hoxhallari. Një goditje dënimi spektakolare që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, me Pujën të paaftë të evitojë kapitullimin. Goli i tretë, që vulosi ndeshjen, mban firmën e Filip Najdovski, i cili pas një rrëmuje në zonë, në zhvillimet e një goditje këndi, shënoi golin që mbylli llogarinë. 7 ndeshje nga fundi, Tirana i afrohet edhe më shumë titullit kampion, me 66 pikë, për momentin +19 nga Laçi, ndërsa Egnatia, mbetet në vendin e 8, në zonën “Play-Out” me 31 pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI