Flash

Investcorp: ja fondi nga Barhain me 37,6 miliardë dollarë pasuri që kërkon të blejë Milan

Lapsi.al 16 April 2022
Investcorp: ja fondi nga Barhain me 37,6 miliardë dollarë pasuri

Investcorp, fondi i Barhain i interesuar për të blerë AC Milan, ka nisur një negociatë ekskluzive me Elliott, i cili e vlerëson klubin e AC Milan në 1.1 miliardë euro. Duke qenë se bisedimet janë duke u zhvilluar me shpejtësi dhe se Reuters dhe Bloomberg janë shprehur tashmë mbi përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes, analizat janë spostuar në atë çfarë saktësisht bën Investcorp.

Cila është vlera e aseteve nën menaxhim? Kush është në krye të saj? Për t'iu përgjigjur pyetjeve që të gjithë tifozët kuqezi – dhe jo vetëm – po i bëjnë vetes për momentin, baza gjendet në atë që është raportuar nga CalcioFinanza. Pra, bëhet fjalë për "një menaxher global të produkteve alternative të investimeve, si për klientët privatë ashtu edhe për ata institucionalë". Kompania, e themeluar në vitin 1982, ka zyra "në qytete të ndryshme dhe shtete të ndryshme anembanë botës, duke përfshirë Nju Jork, Londër, Bahrein, Abu Dhabi, Riad, Doha, Mumbai dhe Singapor. Aktivitetet kryesore - vazhdon CalcioFinanza - kanë të bëjnë me kapitalin e individëve, pasuri të paluajtshme, investime me kthim absolut, infrastrukturë, menaxhim kredie dhe kapital strategjik”. Kompania ka një kapital prej 37.6 miliardë dollarë nën menaxhim.

Ndër figurat kryesore të kompanisë është Mohammed Bin Mahfoodh Alardhi, president ekzekutiv dhe në krye të Investcorp që nga viti 2015. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë bashkë-drejtuesit ekzekutivë, Rishi Kapoor dhe Hazem Ben-Gacem. I pari ka të bëjë me menaxhimin e biznesit të kapitalit privat në Amerikën e Veriut dhe Indi dhe në nivelin global të menaxhimit të kredisë, pasurive të paluajtshme dhe kapitalit strategjik. I dyti, nga ana tjetër, ka tridhjetë vjet përvojë në kapitalin privat në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi në kurrikulën e tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI