Flash

Renditja historike e UEFA-s, Juventus më mirë se Chelsea: bardhezinjtë të katërtët, rrisin fitimet

Lapsi.al 14 April 2022
Renditja historike e UEFA-s, Juventus më mirë se Chelsea:

Pavarësisht një sezoni jo emocionues, Juventusi është gati për një hap të rëndësishëm përpara në Evropë, veçanërisht për sa i përket të ardhurave. Klubi i Juventusit do të ngjitet në vendin e katërt në renditjen historike të Uefa-s, atë të bazuar në paraqitjet e 10 viteve të fundit, duke kaluar Chelsea dhe Atletico Madrid dhe duke siguruar të ardhura të mira për sezonin e ardhshëm prej rreth 33 milionë euro.

Në bazë të kësaj renditje, UEFA shpërndan 600.6 milionë euro në raport me pozicionin e çdo klubi, duke e ndarë shifrën në “kuota koeficientësh” prej afërsisht 1.2 milionë euro. Skuadrës së fundit në renditje do t'i takojë vetëm një kuotë e koeficientit, të cilit me rritjen e renditjes i shtohen aksionet e tjera, deri kur arrin në 32 të parët në renditje (rreth 36 milionë euro).

Në sezonin 2021/22, Juventusi ishte në vendin e gjashtë në renditjen dhjetëvjeçare të Uefa-s dhe për këtë fitoi 30.7 milionë euro, gati dyfishi i klubit italian me renditjen më të mirë - Milan me 17. Me vendin e katërt në renditjen e sezonit të ardhshëm, pas Real Madridit, Bayern Mynih dhe Barcelonës, fitimet e Juventusit do të rriten në rreth 33 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI