Flash

Conference League/ Një tabu për Mourinhon, në rrugën drejt Tiranës: ja për çfarë luhet në çerekfinalet e kthimit

Lapsi.al 14 April 2022
Conference League/ Një tabu për Mourinhon, në rrugën drejt

Luhet një vend për katër më të mirat e Conference League, me ambicjozët që duan të përshkojnë deri në fund rrugën për në Tiranë, përpara detyrave delicate, duke filluar nga favoritët e mëdhenj të Romës. Skuadra e Mourinhos ka dalë edhe njëherë e mundur në vajtje nga Norvegjia, duke u mposhtur 2-1 nga Bodoe/Glimt, një skuadër që e turpëroi edhe në grupe përpara se ti rrëmbente barazimin në kryeqytetin Italian. Kështu, Roma duhet të shënojë dy gola për të arritur gjysëmfinalen, por norvegjezët kanë dëshmuar se janë një formacion që dinë të vuajnë, përvecse të marrin rezultat.

Marseille e ka dicka më të thjeshtë kur të udhëtojë drejt Greqisë për tu ndeshur me PAOK, duke qenë se shkon me avantazhin e fitores 2-1 të sfidës së parë. Mund të mos mjaftojë në Selanik, kundër një skuadre që fushën e kthen në armën e saj më të fortë. Të njëjtën gjë do të tentojë të bëjë PSV Eindhoven, kur në shtëpi t'i vijë visitor Leicester. Anglezët mendoheshin një nga favoritët, por 0-0 në shtëpi mund të jetë penalizues për Foxes, që tani duhet të shkojnë e të fitojnë në Hollandë, kundër një skuadre me peshë si PSV.

Spektakël i garantuar në sfidën e fundit, por jo për nga rëndësia. 3-3 që prodhuan në Rotterdam Feyenoord e Slavia Pragë është një sintezë e asaj që dy skuadrat mund të dhurojnë sërisht në Pragë. Kjo do të jetë përballja e katërt në këtë edicion mes të dyve, në kohën kur fitorja e vetme e deritanishme ishte fiksuar nga Feyenoord në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Kjo nuk ndodhi, ndërsa tani Slavia e Olainkës e di se një barazim, si ai 2-2 në ndeshjen e luajtur në grupe në Ceki nuk mjafton.

Prandaj për të vazhduar rrugën për në Tiranë të gjithë kanë neviojë të bëjnë dicka më shumë në krahasim me ndeshjet e para.

Europa Conference League Quarter-Finals

18:45 PSV Eindhoven - Leicester City 0-0

21:00 PAOK FC – Marseille 1-2

21:00 Roma - Bodoe/Glimt 1-2

21:00 Slavia Prague – Feyenoord 3-3

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI