Flash

"Me Tiranën e Partizanin është më e lehtë të fitosh trofe": Duro thumbon rivalët dhe i gëzohet finales

Lapsi.al 13 April 2022
"Me Tiranën e Partizanin është më e lehtë të

“Deri në momentin e golit po luanim shumë më mirë se Teuta. Sigurisht Teuta nuk e shfrytëzoi mundësinë që iu dha. Janë gabime që ndodhin, ne vazhduam, mund ta mbyllnim me 2-3 raste të Guindos. Por këto ndeshje luhen për t’u fituar në mënyrë të kujdesshme se janë baraz me sezonin". Shpëtim Duro mund të jetë i qetë se ka arritur objektivin e parë, që ishte finalja e Kupës së Shqipërisë, me vetëm dy ndeshje të pankinën e Lacit. Sigurisht, që tekniku do të kishte preferuar një ndeshje më të qetë emocionalisht, por kjo do të ndodhte vetëm nëse para portës, Guindo e të tjerët do të kishin qenë më të kthjellët. "E rëndësishme është që Teuta nuk na ka krijuar asnjë situatë për gol, me përjashtim të dy momenteve të fundit. Kemi qenë shumë të ngarkuar se ishin ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse Guindo do të shënonte sa filloi pjesa, mund të përfundonte më i thellë rezultati".

Në kërkim të një finale e me rezultatin të hapur deri në fund, Duro ka shpjeguar edhe arsyen e zëvendësimeve të bëra: "Në 15 minutat e fundit u ktheva me 5 mbrojtës se janë ndeshje që nuk ka më bukuri, kishim kundërsulme që mund të rrezikonin. Në 15 minutat e fundit nuk kishte më futboll, por vetëm për të administruar, ndaj futa Mazrekajn në fund që të mbante topin, apo Zulfiun, janë ndeshje ku gabimet nuk lejohen se të kushtojnë sezonin".

Një arritje e rëndësishme, të cilën tekniku e vlerëson edhe më shumë sepse ka ardhur me një ekip që nuk ka emrin e atyre me të cilën, deri tani, Duro ka arritur ti gëzohet trofeve: "Nuk janë skuadra me emër dhe traditë, jo si Tirana e Partizani ku është më e lehtë për të fituar titull. Janë skuadra me traditë si Skënderbeu, ku ishte viti i parë ku fitova titullin e pastaj bëri atë emër. Besa dihet me traditë, edhe Laçi ka bërë mirë. Është më e vështirë të fitosh trofe me këto ekipe, duhet të jemi objektivë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI