Flash

Champions, Ancelotti në gjysëmfinalen e tij të nëntë: "Real Madrid nuk vdes kurrë"

Lapsi.al 13 April 2022
Champions, Ancelotti në gjysëmfinalen e tij të nëntë:

Real Madridi është rikthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por për të arritur aty ka përjetuar një mbrëmje shumë të vështirë në shtëpi ndaj Chelsea, duke shpërdoruar fillimisht avantazhin e marrë në Londër dhe, më pas, duke u ngritur për të gjetur golat e kualifikimit në finale. "Ne vuajtëm shumë - komentoi Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes - por Real Madridi nuk vdes kurrë. Bernabeu është magjik dhe të çon të bësh gjëra që shumë pak mund t'i bëjnë".

Pavarësisht nisjes nga 3-1 në Londër, u deshën kohët shtesë për të kaluar në gjysëmfinale: "Ishte një ndeshje e barabartë edhe pas sfidës së parë - vazhdoi Ancelotti në fund të takimit - Chelsea është i strukturuar dhe na ka përballur duke luajtur në mënyrë të barabartë. Ne ishim konkurrues dhe bëmë diçka më mirë për të shkuar në gjysmëfinale”.

Vendimtare veprimet e Modric dhe Benzema: "Karim është kampion, por kundër Chelsea nuk mjaftoi vetëm ai. Për mua ata janë të gjithë shumë të mirë, sot do të thosha edhe Camavinga, Kroos e të tjerët. Modric ishte i mrekullueshëm, sidomos me atë asist".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI