Flash

Milanin e shpëtoi fati: Rangnick është trajneri më i keq i Manchester United post-Ferguson

Lapsi.al 12 April 2022
Milanin e shpëtoi fati: Rangnick është trajneri më i keq i

Në pranverën e vitit 2020, Ralf Rangnick ishte vërtetë shumë afër Milanit. Klubi kuqezi po mendonte seriozisht të kthente faqe dhe të shkarkonte Stefano Piolin, por më pas skuadra filloi të koleksiononte fitore dhe paraqitje të mira dhe shoqëria u tërhoq nga ideja. Dy vjet më vonë, kuqezinjtë mund të kenë konfirmimin se sa inteligjent dhe i drejtë ishte ai vendim i atëhershëm i Elliott. Nga njëra anë puna e madhe e Piolit, nga ana tjetër dështimi i trajnerit gjerman te Manchester United. Numrat nuk gënjejnë kurrë dhe tregojnë se ish-tekniku i Leipzig është trajneri më i keq në epokën post-Ferguson: 9 fitore në 22 ndeshje, një përqindje prej 40.9%, më keq se të 7 trajnerët që u përpoqën të bënin Red Devils të mos pendoheshin për tërheqjen e trajnerit legjendar skocez.

Moyes (52.94% e fitoreve), Van Gaal (52.43%), Giggs (50%), Mourinho (58.33%), Solskjaer (54.17%) dhe Carrick (66.67%) nuk ia dolën t'i ndjekin hapat e Fergusonit, por të gjithë e bënë më mirë se trajneri aktual, duke luftuar me një dhomë zhveshjeje të ndarë dhe një krizë rezultatesh që rrezikon të kushtojë edhe objektivin minimal të vendit të katërt, që vlen kualifikimin në Champions League. Në 9 vitet e fundit, ndërsa kushërinjtë e City grumbullonin trofe, Red Devils kanë qenë të detyruar të kënaqen me thërrimet: një Kupë FA me Van Gaal, një Charity Shield, një Kupë Lige dhe një Europa League me Special One. Me pak fjalë, në Milanello ja hodhën paq...

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI