Flash

Video/ Tifozi zbret në fushë e kap me shkelma lojtarët: e pabesueshme ajo që ndodhi në Portugali

Lapsi.al 11 April 2022
Video/ Tifozi zbret në fushë e kap me shkelma lojtarët: e
Surreale ajo që ndodhi në Portugali në minutat shtesë të ndeshjes së Primera Ligës mes Vitoria Guimaraes dhe Portos. Me rezultatin 1-0 në favor të miqve, një tifoz ka bërë një pushtim të fushës duke arritur tek disa lojtarë dhe duke i goditur ata me shkelma. Arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, ndërsa siguria, shumë e ngadaltë në reagim ndaj tifozit që ishte futur në fushë, u përpoq të rivendoste rendin. Minuta e katërt e shtesës dhe tifozi hyri në fushë pasi kapërceu ngadalë barrierat dhe pa hasur në asnjë rezistencë nga sigurimi u drejtua duke ecur te disa lojtarë. Në fillim qëllimi i tij dukej se ishte të përqafonte një prej tyre, Rochinhan, vetëm se ai ndryshoi papritur qëndrimin e tij dhe provoi pothuajse ta sfidonte. Më pas ai u drejtua nga një lojtar tjetër i Guimaraes, Geny Catamo, e u përpoq ta godiste me shkelm, por pa ia arritur qëllimit. Më pas lojtarët e të dy skuadrave e rrethuan tifozin dhe më pas personat e sigurisë mbërritën shumë të qetë dhe e shtrinë përtokë, e ndaluan dhe e nxorrën jashtë fushës. Me pak më shumë se tre minuta kohë shtesë, gjyqtari Joao Pinheiro u kërkoi lojtarëve të qetësoheshin dhe të rifillonin lojën pas incidentit absurd. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe i ka mundësuar Porto t'i afrohet titullit të 30 në histori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI