Flash

Dinamo e rrëzuar, Vanoli humb sensin e realitetit: "Skuadra ka gabuar vetëm me Egnatian"

Lapsi.al 11 April 2022
Dinamo e rrëzuar, Vanoli humb sensin e realitetit: "Skuadra ka gabuar

“Mendoj se në këto tre ndeshje, skuadra ka gabuar vetëm atë me Egnatian se edhe sot jemi mundur me goditje standarte. Është një periudhë e tillë, nuk kam asgjë për t’iu kritikuar djemve. U munduam të ndryshojmë sistem që të ishim më ofensivë por për fat të keq nuk arritëm të bënim atë që kishim përgatitur në nivel ofensiv. Janë nga këto vite që me gjysmë gjuajtje në portë pëson gol. Komplimente kundërshtarëve se nuk vodhën gjë, bënë ndeshjen e tyre". Me këto fjalë Rodolfo Vanoli ka komentuar humbjen e pësuar nga Kastrioti, që praktikisht e ka rrëzuar Dinamon nga kategoria. Nuk duket, në fakt, aspak si komenti i një trajneri që nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke u mundur nga Tirana, Egnatia e tani edhe Kastrioti. "Ky është një problem i madh se si me Tiranën, ashtu edhe me Egnatian, i kemi pësuar golat vetë. Mund edhe të humbësh, por jo të dhurosh golat", thotë italiani.

E megjithëse duhet të rikuperojë tetë pikë në 8 ndeshje, mbijetesa për Vanolin nuk është mbyllur: "Jo, nuk është e mbyllur. Derisa nuk na dënon matematika, do të mundohemi. Djemtë nuk është se nuk po luftojnë, se edhe sot luajtën. Por janë periudha ku gjërat shkojnë mbrapsht. Flas për këto tre ndeshje, jo për 9 muajt më parë. Kemi detyrim ta provojmë deri në fund për klubin dhe për tifozët”, përfundoi Vanoli, që nuk e dinte se pas konferencës nuk do të gjente as autobusin për ta kthyer në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI