Flash

"Golat në transfertë nuk janë më, prandaj...": Ancelotti nuk i beson 3-1 ndaj Chelsea në Londër

Lapsi.al 11 April 2022
"Golat në transfertë nuk janë më, prandaj...":

Në prag të ndeshjes së kthimit me Chelsean, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti e mban vigjilencën lart pavarësisht fitores 3-1 në ndeshjen e parë. "Ajo e ndeshjes së parë mund të jetë një rezultat i rrezikshëm nëse mendojmë më e madhja është kryer - shpjegoi trajneri i Realit -. Duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtën paraqitje si në ndeshjen e parë". “Rregulli i golave si mik nuk është më, ne e dimë dhe e pranojmë, edhe pse mendoj se krijon më shumë ekuilibër”, shtoi ai.

“Chelsea është një skuadër e fortë dhe pres më të mirën prej tyre, nuk mendoj për problemet e tyre të klubit, por për faktin se janë ende kampionë në fuqi të Europës”, vazhdoi Ancelotti, duke folur për forcën e kundërshtarit dhe nevojën për mos e nënvlerësuar ndeshjes pas fitores në Londër.

Pastaj tekniku italian ka bërë edhe disa batuta për individët. “Benzema është përmirësuar në drejtim të lidershipit vitet e fundit, ai ndihet gjithnjë e më i rëndësishëm në skuadër dhe ka ruajtur atë personalitet që e ka dalluar gjithmonë – shpjegoi trajneri i Realit –. Për momentin ai është qendërsulmuesi më i mirë i këtij futbolli, një futboll që evoluon dhe i shtyn interpretuesit e roleve të ndryshme të ndryshojnë mënyrën se si luajnë”. "Ai shënon dhe mbi të gjitha merr pjesë dhe është gjithmonë në qendër të lojës së ekipit - shtoi ai -. Prania e tij ndihmon edhe lojtarët e rinj të rriten, siç ndodhi me Vinicius, pastaj pjesa tjetër bëhet nga cilësitë që kanë. Braziliani ndjen besimin e skuadrës, që nuk i ka munguar asnjëherë edhe kur nuk luante dhe, me Benzema, e gjen veten në mënyrë perfekte në fushë", përfundoi trajneri i Blancos.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI