Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

“Asgjë s’kam fituar, por të paktën jam i ndershëm". Sabatini akuzon Romën: "Ndodhën gjëra të papranueshme"

Lapsi.al 11 April 2022
“Asgjë s’kam fituar, por të paktën jam i

“Me gjithë respektin e duhur për Romën, më duhet të them se jam dëshmitar i disa gjërave të turpshme nga pikëpamja futbollistike dhe sportive. Ajo që ndodh në fushë kur vjen për të luajtur në Romë është me të vërtetë e papranueshme. Në cdo vendim të arbitrit futen të gjithë në fushë nga pankina, mendoj se është e papranueshme”: kështu Ëalter Sabatini, drejtori sportiv i Salernitana, ka komentuar humbjen ndaj verdhekuqve. "Çfarë doni të bëjnë gjyqtarët? Kështu, ndryshojnë dënimet. Penalltinë ndaj Djuric nuk shkoi as ta shohë. E di që nëse vij në Romë mund të humbas, por jo kështu. Unë nuk kam fituar asgjë, por të paktën jam njeri i ndershëm ".

"I kërkoj falje Mourinhos vetëm që e kam nominuar, nuk do arrij kurrë nivelin e tij. Kur të dëgjojë deklaratat e mia do të thotë se nuk kam fituar asgjë, por kjo është një jetë e pajetueshme. Unë e dua ekipin tim, ata duan të shpëtojnë veten dhe kanë të drejtë për trajtim të denjë”, shtoi ai duke folur për Dazn.

Mourinho kërkoi falje pas ndeshjes, por për një tjetër episod: "Nuk e fsheh kurrë të vërtetën. Nuk e ndryshoj të vërtetën. Një person në pankinën time tha 'do ktheheni në Serie B'. Ata nuk ishin të lumtur për këtë dhe më vjen keq për djalin që foli”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI