Flash

"Titulli kështu është risi, më vjen keq për Skënderbeun": Shehi emocional që fundosi ish-skuadrën

Lapsi.al 10 April 2022
"Titulli kështu është risi, më vjen keq për

"Është e vërtetë që këtu kam kaluar 9 vite, duke fituar tituj e Kupa e Superkupa. Sigurisht me vjen shumë keq për këtë skuadër, në këtë stadium ku kemi shkruar historinë, është fatkeqësi e madhe që Skënderbeu po i afrohet Kategorisë së Parë". Orges Shehi nuk i gëzohet dot plotësisht fitores 0-4 të Tiranës së tij ndaj Skënderbeut, sepse vuan gjendjen e korcarëve që janë praktikisht të rënë në Kategorinë e Parë. Një skuadër me të cilën tekniku i Tiranës ka njohur arritje të mëdha si lojtar, por që në një farë mënyre tani i ka dhënë një goditje të pashmangshme duke e fundosur një nivel më poshtë.

Shehi natyrisht ka një titull për të fituar dhe duket se vetëm matematika e pengon: “Gjatë kësaj periudhe ne kemi luftë të madhe me veten, se duhet të jemi profesionistë se me kaq pikë distancë është risi, pra testojmë veten që të jemi gjithmonë profesionistë - analizoi tekniku, duke shtuar -. Të jesh pranë titullit është ndjesi e mirë. Kam drejtuar tre skuadra dhe ishte pikërisht Skënderbeu që mora skuadrën në fillim dhe e nisa me fitoren e Superkupës, te Kukësi dolëm nënkampion në periudhë të shkurtër, tani te Tirana është ndjesia e mirë se e kemi ndërtuar vetë skuadrën dhe kemi pasur ecuri të mirë. Ndjesi e mirë duke u shpallur kampion dhe me dominim".

Në fund, tekniku i Tiranës është ndalur edhe te merkato, ndonëse ka ende shumë kohë deri në qershor. E megjithatë, Shehi ka nisur piketimet, ashtu si një trajner duhet të bëjë për të qenë gati për Kupat e Europës. "Emra nuk jap, por kemi nevojë për përmirësime. Shumicën e skuadrës e kemi, është e rëndësishme kur ke boshtin e ndërhyn te disa elemente. Por po fokusohemi edhe te lojtarët që janë jashtë, vëmendja është që të sjellim lojtarë që të jenë të gatshëm të na ndihmojnë që të bëjmë hapin e madh. Sa i përket Europës, është shpejt, sigurisht që punën do ta fillojmë, por do edhe pak fat se varet çfarë të vë shorti përballë. Futbolli është dinamik se edhe lojtarët tanë janë në epiqendër të skuadrave4 të huaja, ndoshta mund të ketë edhe largime, por në kuadrin e futbollit modern që të bëhen largime, por klubi t’i zëvendësojë që të jetë konkurrues edhe në vazhdimësi”, e mbylli Shehi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI