Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

FOTO/ "Çfarë dreqin po bën ky djalë?!?": Maguire kërkon faull të një shoku të United: tifozët e tallin në rrjetet sociale

Lapsi.al 10 April 2022
FOTO/ "Çfarë dreqin po bën ky djalë?!?": Maguire

Harry Maguire përfundon sërisht në shënjestër të tifozëve. Manchester United u përball me Everton në Goodison Park dhe skuadra e Frank Lampard fitoi 1-0 falë një goli të Anthony Gordon duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm për të besuar në qendrimin në Premier League. Humbje e rëndë për Djajtë e Kuq, të cilët mbeten në kuotën 51 pikë dhe janë të shtatët në renditje, jashtë zonës së Evropës. Akoma kritika për ekipin e Rangnick dhe përsëri kritika edhe për Maguire.

Kapiteni i United nuk gjen qetësi dhe këtë herë është në shënjestër të një episodi mjaft komik. Në pjesën e parë të ndeshjes, Anthony Gordon goditi me kokë topin që ra në krahun e Nemanja Matic, pak nën sup. Në atë moment, duket që Maguire thërret me forcë faullin, pavarësisht se ka goditur në krahun e shokut të skuadrës. Mbrojtësi ngre krahun dhe bërtet në shenjë proteste, i dëshiruar të tërheqë vëmendjen e arbitrit.

I vetmi shpjegim i besueshëm duket se është një: Maguire ndoshta besonte se krahu i Matic në të vërtetë i përkiste një lojtari të Evertonit. Episodi, megjithatë, nuk u ka shpëtuar tifozëve, të cilët janë tallur me kapitenin e Djajve të Kuq në rrjetet sociale.

Një përdorues pyet në Twitter: "Çfarë dreqin po bën ky djalë?!?". Një tjetër shton: “Komedi absolute”. Ka edhe nga ata që kërkojnë konfirmim për atë që sapo kanë parë: “Sapo kërkoi faull ndaj Matic? Mirë që nuk humba kohë me këtë ndeshje”. Por komentet janë të shumta: “Një fatkeqësi në këmbë”, por edhe “Ai po pretendon vërtet një top të prekur me dore ndaj shokut të tij!”. Mbrojtësi anglez kishte kryefjalën edhe për golin e vetëm të ndeshjes, atë të Evertonit. E majta e Gordonit nga jashtë zonës u devijua nga Maguire dhe përfundoi në rrjetë, duke zhvendosur David De Gean.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI