Flash

Video/ Vlahovic firmos përmbysjen bardhezi: Juventus mposht Cagliarin e ndjek Napolin

Lapsi.al 9 April 2022
Video/ Vlahovic firmos përmbysjen bardhezi: Juventus mposht Cagliarin e

Juve triumdon në Cagliari me përmbysje. Në javën e 32 të Serie A, skuadra e Allegrit mundi 1-2 të besuarit e Mazzarrit dhe mbrojti vendin e katërt, duke arritur në 62 pikë. Në Unipol Domus ishte Joao Pedro (10') që zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë të saktë, ndërsa më pas Chiffi anuloi një gol të Rabiot për një prekje me dorë, përpara se De Ligt (46') të barazonte rezultatin me kokë. Në pjesën e dytë, bardhezinjtë shtynë përpara, shtuan presionin dhe Vlahovic (75') përmbysi rezultatin, duke realizuar një vertikalizim të Dybalës.

Pas humbjes me Interin, Juventus ngrihet në këmbë dhe rifillon garën për një vend në Champions League. Një garë disi e komplikuar nga një fillim befasues në Cagliari, por gjithsesi e sjellë në shtëpi me një provë karakteri në fund të një ndeshje delikate, duke e mbajtur Romën në një distancë të sigurt. Pas golit të shpejtë të Joao Pedros, nuk ishte e lehtë për grupin e Allegrit të përmbyste rezultatin ndaj një kundërshtari të mbyllur e me pak hapësira për t'u shfrytëzuar.

De Ligt dhe Vlahovic u kujdesën për të hedhur në erë fortesën kuqeblu, por meritat duhet të ndahen me Cuadradon dhe Dybalan, autorë të asisteve. Me mbrojtjen sarde të vendosur mirë, në fakt, cilësia dhe paparashikueshmëria e kolumbianit dhe argjentinasit nevojiteshin për të goditur objektivin. Sa i përket Cagliarit, humbja ndaj Juventusit peshon shumë. Pak sepse gara kishte nisur në mënyrën më të mirë, pak sepse renditja është gjithnjë e më e frikshme. E me frikë në këmbë dhe kokë, shpesh është e vështirë të fitosh pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI