Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Nga Topi i Artë te armët kundër pushtuesit: Belanov në fushë për Ukrainën e tij

Lapsi.al 9 April 2022
Nga Topi i Artë te armët kundër pushtuesit: Belanov në

Ai është një nga legjendat e futbollit sovjetik dhe të Dynamo Kievit, triumfues dhe golashënuesi më i mirë në Kupën e Kupave 1986, si dhe fitues i Topit të Artë në të njëjtin vit. Tani Igor Belanov, 61 vjeç dhe me origjinë nga Odessa, pra me krenari ukrainas që nga viti 1991, është futur në 'fushë' në mbrojtje të vendit të tij: si bashkëpresident i komitetit të futbollit profesionist ukrainas, ish-sulmuesi reshtohet kundër (ish) vëllezërve të tij rusë, duke mbështetur forcat e armatosura dhe, nëse është e nevojshme, duke marrë pushkën, siç tregohet nga një fotografi që është shpërndarë në internet.

Pikërisht në Odessa, ish-qendërsulmuesi i BRSS, me të cilin shënoi një tregolësh historik kundër Belgjikës në Kupën e Botës 1986 dhe me të cilin arriti në finale të Euro 1988, është takuar me forcat e armatosura, duke pozuar me ta dhe me Topin e Artë për disa foto të publikuara nga Federata e Futbollit të Ukrainës.

"Kam luajtur me krenari për Bashkimin Sovjetik dhe jam i tronditur nga kjo luftë - janë fjalët e tij -. Paqe Ukrainës dhe lavdi të gjithë atyre që kundërshtojnë pushtuesit, që kanë ardhur të shkatërrojnë tokën tonë dhe popullin tonë të lirë e heroik".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI