Flash

Video/ Bodoe/Glimt macja e zezë e Romës: Mourinhos i largohet Tirana, telashe edhe për Leicester

Lapsi.al 7 April 2022
Video/ Bodoe/Glimt macja e zezë e Romës: Mourinhos i largohet Tirana,

Vështirësi për pretendentët e mëdhenj në Conference League, në përfundim të ndeshjeve të para cerekfinale. Kështu, Roma del edhe njëherë e mundur nga transferta në Norvegji me Bodoe/Glimt, ndërsa Leicester nuk shkon më shumë se 0-0 me PSV Eindhoven. Fitore, por jo siguruese, për Marseille që kalon 2-1 PAOK, me kthimin që lë të gjithë skenarët hapur.

BODOE/GLIMT 2-1 ROMA

Bodo/Glimt konfirmohet macja e zezë e Romës në Conference League: në vajtjen e cerekfinaleve të turneut që të con drejt Tiranës, verdhekuqtë shemben 2-1 në Norvegji. Pellegrini firmosi avantazhin për të besuarit e Mourinhos në të 43' me një të majtë nën traversë, por në pjesën e dytë formacioni i Knutsen përmbysi gjithcka me golat e wembangomo në minutën e 56', skaktuar nga një gabim i Rui Patricios e goditja me kokë në të 89' nga Vetlesen, në zhvillimet e një goditje dënimi. Pasi e turpëroi 6-1 Special One në udhëtimin e parë në Norvegji, në fazën e grupeve, Bodoe përsëritet dhe deri tani mbetet e pathyer nga romanët, që edhe në kthim nuk arritën dot ti mundnin (2-2) një paralajmërim se me këtë trend rezultati në Tiranë portugezi e të tijtë nuk do të jenë

LEICESTER CITY 0-0 PSV EINDHOVEN

Foxes dështuan të sigurojnë ndonjë avantazh pas ndeshjes së parë të luajtur në shtëpi kundër PSV, në cerekfinalet e Conference League. Anglezët të 10-ët në Premier League, por me tre ndeshje për të rikuperuar e që mund ti afrojnë me zonën europiane, nuk kanë mundur të superojnë holandezët, që janë mbrojtur me kujdes, për tia lënë kualifikimin ndeshjes së kthimit në Eindhoven, ku gjithcka mund të ndodhë.

MARSEILLE 2-1 PAOK FC

Një nga favoritët për të arritur finalen e 25 majit në Tiranë, Marseille, triumfon 2-1 përballë PAOK, një rezultat që gjithësesi nuk jep garanci. Francezët kaluan të parët në avantazh me Gerson në minutën e 13 dhe dyfishuan po në pjesën e parë me Payet, përpara se të shkonin në dhomat e zhveshjes. Grekët megjithatë ruajtën ekuilibrin, pa u shthurur dhe goditën sapo rifilloi loja me Kaddouri në minutën e 48. Kartoni i kuq i Gerson në të 94 nuk e komplikoi më shumë ndeshjen.

Europa Conference League Quarter-Finals

Feyenoord 3-3 Slavia Prague

Bodoe/Glimt 2-1 Roma

Leicester City 0-0 PSV Eindhoven

Marseille 2-1 PAOK FC

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI