Flash

Dilema e Lewandowskit: Bayern përjetë apo Barcelona për Topin e Artë

Lapsi.al 7 April 2022
Dilema e Lewandowskit: Bayern përjetë apo Barcelona për Topin e

Të rinovojë për të hyrë në legjendë, apo të zgjedhë një sfidë të re për objektiva të pa arritura kurrë? Kjo është në thelb në mendjen e Robert Lewandowskit, i cili nga njëra anë reflekton për ofertën e rinovimit me Bayern Mynih që do të thotë siguri e titujve të fituar praktikisht çdo vit, për të qenë një simbol, por edhe në një lloj zone komforti, nga ana tjetër është Barcelona që e tundon për një aventurë në një kampionat më konkurrues, por që - si bën të ditur Bild - e di se mund t'i garantojë atij një skenë me shumë prozhektorë të përqednruar mbi të dhe rrjedhimisht me një shans më të madh për të arritur Topin e Artë.

Kontrata e polakut është në skadencë në vitin 2023 dhe, siç tha ai vetë disa javë më parë, duke folur për gjëra të rëndësishme në karrierën e tij, "e marr në konsideratë çdo skenar, duke shkruar lista pafundësisht të gjata me pro dhe kundër. Mendoj për këtë, flas me njerëzit më afër meje dhe në fund dëgjoj zemrën time”.

Nga ky këndvështrim duket një e dhënë që flet për një rinovim me Bayernin edhe pse nuk është për t'u nënvlerësuar, shkruan gjithmonë Bild, ndikimi i bashkëshortes që do të dëshiron të jetojë në Spanjë, ku ndër të tjera familja kalon verën, e këtu futet për shembull edhe blerja e fundit e një shtëpie në Majorka.

Në Gjermani, megjithatë, e pret rekordi i golave ntë Bundesligë me rekordmenin Muller (365 gola të shënuar) të “kërcënuar” nga 308 golat e Lewandowskit. Zgjedhja është e vështirë dhe duhet bërë brenda dy muajsh: Bayerni dhe Barça janë në pritje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI