Flash

Eleminoi Italinë me vendimet skandaloze ndaj Koresë, Moreno flet pas 20 vitesh: "Mes arbitrimeve të mia më të mira"

Lapsi.al 6 April 2022
Eleminoi Italinë me vendimet skandaloze ndaj Koresë, Moreno flet pas

Byron Moreno është njeriu që theu ëndrrën e Italisë në Kupën e Botës 2002, duke u bërë njeriu më i urryer nga italianët në 120 minuta. Drejtimi i tij katastrofik i ndeshjes i kushtoi Italisë eliminimin nga Koreja e Jugut dhe 20 vjet më vonë, në mikrofonat e Gazzetta dello Sport, arbitri kontrovers ekuadorian mbron në mënyrë befasuese punën e tij. “Pas gjithë kësaj kohe, në rrjetet sociale marr ende ofendime nga tifozët italianë. E kam ndërgjegjen të pastër, jam i qetë – tha ai – Ajo ndeshje është në 3 gjykimet e mia më të mira në karrierë. Çfarë note do t’i jepja vetes? 8.5 plotësisht”.

Karton i kuq ndaj Tottit, një përjashtim i munguar kundër Koresë për një faull të keq ndaj Zambrottas dhe pozicione jashtë loje inekzistente. Një katastrofë autentike në transmetim mbarëbotëror, për të cilën Moreno nuk pendohet. E ekuadoriani i analizon kështu episodet më të kontestuara. “Nëse shikojmë videon, lojtari korean synon topin, vjen i pari dhe zgjat këmbën. Kapiteni italian bie duke u përpjekur të simulojë një faull për të cilin u ndëshkua për herë të dytë dhe, si rrjedhojë, u përjashtua. Rregullorja parashikonte të verdhën për simulim. I respektova rregullat, imazhet flasin vetë. Totti nuk proteston, të vetmit që e bëjnë këtë janë Vieri dhe Di Livio. Edhe kur Trapattoni godet xhamin që ndan stolin e tij nga drejtuesit e FIFA-s, është një reagim për shkak të zemërimit të momentit”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI