Flash

Fitoi garën pa rivalë: Ademi u rizgjodh në krye të FFK-së pasi ‘eleminoi’ kundërshtarët para zgjedhjeve

Lapsi.al 6 April 2022
Fitoi garën pa rivalë: Ademi u rizgjodh në krye të

Një garë pa rivalë, ndaj dhe rezultati nuk është se ishte surprizë. Agim Ademi është rizgjedhur president i FFK-së, edhe për katër vitet e ardhshme, në përfundim të Asamblesë Zgjedhore të Përgjithshme të zhvilluar nga Federata e Futbollit e Kosovës. Të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore ishin prezentë 43 delegatë ku të gjithë kanë votuar pro shpalljes sërish president të Agim Ademit, i cili fitoi mandatin e tij të dytë në krye të FFK-së.

Mandati është 4-vjeçar dhe do të skadojë në vitin 2026, por rikonfirmimi i Ademit nuk ishte surprizë. Të gjithë kandidatët përfshirë këtu Gramoz Vokrrin dhe Remzi Ejopin janë nxjerrë nga gara përpara se të futeshin në votim. Në fakt, Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se ka rrëzuar kandidaturën për president të djalit të Fadil Vokrrit, edhe pse ai kishte dorëzuar 16 propozime javën e kaluar në zyrën e federatës.

Komisioni i FFK-së për verifikimin e kandidaturave dhe nënshkrimeve të kandidatëve për president, ka vendosur të mos ia pranojë të gjitha 16 nënshkrimet Vokrrit, duke gjetur disa shkelje. Një kandidati i nevojiten 15 nënshkrime të delegatëve të FFK-së për të pasur të drejtë të garojë për president të shtëpisë së futbollit. Komisioni i FFK-së thotë se ka gjetur parregullsi në nënshkrimet që Vokrri i kishte siguruar nga FC Prishtina, ish-klubi i kandidatit tjetër Ejupi, FC Ulpiana dhe FC Kika.

Vetëm dy ditë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Gjykata në Prishtinë ka njohur ligjshmërinë e zgjedhjeve për president që ishin caktuar të mbahen sot. Në një njoftim të FFK-së, bëhet me dije se ky është një process legjitim, nga të cilët do dalin anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe presidenti i ri. Agim Ademi, kreu aktual është një nga kandidatët, teksa kërkesa e Gramoz Vokrrit për të hyrë në process nuk u morr parasysh.

Procesi zgjedhor për president të FFK-së është njollosur tashmë për shkak të dyshimeve serioze se federata e ka shkelur Statutin e vet duke i thirrur ato në afat të shkurtër kohor dhe rreth tre muaj pa i përfunduar mandati i tanishëm.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI