Flash

Bayern me 12 lojtarë, Nagelsmann ironizon Freiburg: "Mendonin të bënin 2 gola në 18 sekonda?"

Lapsi.al 5 April 2022
Bayern me 12 lojtarë, Nagelsmann ironizon Freiburg: "Mendonin të

Trajneri i Bayern Mynih, Julian Nagelsmann ka kritikuar ashpër Freiburgun për apelimin e bërë prej tyre pas humbjes 4-1 në Bundesliga në fundjavë, pasi kampionët gjermanë luajtën për 18 sekonda me 12 lojtarë, pas një zëvendësimi të kryer jo si duhet. "Nga pikëpamja personale nuk arrij ta kuptoj se çfarë po bën Freiburg, sepse ata nuk do të kishin shënuar dy gola në 18 sekonda ose ndoshta një. Personalisht nuk do ta kisha bërë sepse nuk besoj se duhet përdorur një gabim i palës së tretë për të marrë pikë, ndoshta për shkak të presionit nga tifozët ose sponsorët. Nuk e di nëse mund ta kesh shpirtin të qetë nëse luan në Evropë për tre pikë që nuk i ke fituar në fushë. Unë nuk do të isha shumë i lumtur. Kështu që unë do t'i kisha komunikuar qartë klubit se nuk duhet të apelojmë".

VENDOS FEDERATA - Bayern luajti për një kohë të shkurtër me një lojtar më shumë kur bëri një zëvendësim të dyfishtë në minutën e 86', kur në tabelën elektronike u shfaq numri i vjetër i Kingsley Coman dhe francezi nuk doli nga fusha. Federata gjermane e futbollit tani do të vendosë për rezultatin e ndeshjes, por nuk është caktuar një datë. Bayern kryeson Bundesligën me nëntë pikë ndërsa Freiburg, i pesti, është tre pikë nga vendi i fundit në Champions League me gjashtë ndeshje të mbetura.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI