Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

FOTO/ Ibra, përplasja me Medel kushtoi katër qepje: ka shkuar edhe më keq për kilianin

Lapsi.al 5 April 2022
FOTO/ Ibra, përplasja me Medel kushtoi katër qepje: ka shkuar edhe

Qendroi në fushë, sepse padyshim për një luftëtar si ai janë të tjera telashet që mund ta largojnë nga skena. Megjithatë, nën atë fasho që Zlatan Ibrahimovic mbajti në kokë në minutën e 80 të ndeshjes Milan-Bologna, ishte një plagë që mjeku i kuqezinjve, më pas, iu desh të merrej në përfundim të ndeshjes.

Faji i një përplasjeje në zonë me Medel, i cili gjithashtu përfundoi me carje në ballë. Dhe në këtë rast nuk është e qartë se kush e fitoi sfidën e pakëndshme të qepjeve. E sigurt është se ato janë aplikuar për të dy lojtarët.

Qarkullon një imazh mjaft i vrazhdë i Medel, që e portretizon atë në plan të parë me një prerje të thellë në harkun e vetullës së djathtë. E njëjta diagnozë edhe për Ibrën, por nga ana e kundërt. Në këtë rast numri i qepjeve dihet: katër, të vendosura në dhomën e zhveshjes në fund të lojës. E dhimbshme, e pakëndshme sidomos pas një loje me rezultat zhgënjyes, por asgjë që rrezikon praninë e suedezit mbrëmjen e së dielës në Torino.

"Pitbullit" iu desh t'i qepnin prerjen e vetullës pas përplasjes në minutat e fundit të takimit me Milanin: Ibrahimovic dhe Medel kërkuar ta godasin një top të lartë, duke përfunduar në përplasjen klasike. Ibra e mbylli ndeshjen me fashë, Gary Medel me disa qepje mbi qepallën e djathtë, por i detyruar të largohej nga fusha i zëvendësuar nga Bonifazi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI