Flash

Kastrioti 'pushton' Shkodrën me një shkodran: Plori dështon edhe në të tretën, fitorja një mirazh

Lapsi.al 4 April 2022
Kastrioti 'pushton' Shkodrën me një shkodran: Plori

Vllaznia shembet 1-2 në Shkodër e befasuar nga një goditje 'tradhëtare' e shkodranit Edon Hasani, që i dhuroi tre pikë shumë të rëndësishme Kastriotit, që parakalon sërisht Egnatian në renditje. Dy humbje dhe një barazim është bilanci i tre ndeshjeve në pankinën e kuqebluve, me fitoren që mbetet mirazh për teknikun që zëvendësoi Brdaric në pankinë. Tani edhe vendi i katërt nuk është më i sigurtë për kuqeblutë që kanë një pikë prapa Partizanin, ndërsa Kastrioti ka hedhur një hap të sigurtë drejt mbijetesës me fitoren në “Loro Boriçi”.

E të mendosh që pas një pjese të parë ku Latifi në minutën e 5 e Hoxhaj në të 43 ishin rreziqet e vetme të krijuara nga shkodranët, me midis rastin e Kaina Nunes në minutën e 11, me parabolën që shkoi ngjitur me shtyllën, kuqeblutë e nisën të dytën në avantazh me golin e Aralicës vetëm pas disa sekondave të fillimit. Kroati shënoi duke kaluar vendasit në avantazh, por vetëm 10 minuta nga fundi, ishte ish-i i Vllaznisë, Edon Hasani, që përmbysi shifrat. Shkodrani i krutanëve shënoi dy herë në 7 minuta, duke ndëshkuar Zogovic në të 79 dhe 86. Kastrioti kështu forcon pozitat në rasport me zonën e rënies nga kategoria, ndërsa Vllaznia humbet shansin për t’u afruar me shumë me Kukësin në zonën europiane.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI