Flash

Van Gaal trondit Holandën: “Kam një kancer agresiv. Ikja natën nga grumbullimi, lojtarët nuk dinin asgjë”

Lapsi.al 4 April 2022
Van Gaal trondit Holandën: “Kam një kancer agresiv. Ikja

Njoftim tronditës në transmetim të drejtpërdrejtë TV nga Louis van Gaal. Tekniku i Hollandës ka zbuluar se ai po lufton me një formë agresive të kancerit të prostatës. 70-vjeçari ka folur për problemin e tij të rëndë shëndetësor gjatë emisionit “Humberto” në rrjetin holandez RTL, teksa ka promovuar filmin e ri mbi jetën e tij, “LOUIS”.

Lojtarët Oranje, shpjegon trajneri, nuk ishin në dijeni të situatës. Van Gaal nuk ka dashur të ndikonte në performancën e tyre. 70-vjeçari shkonte fshehurazi në spital, edhe gjatë grumbullimeve me kombëtaren: “Çdo herë, gjatë angazhimeve të mia si trajner i Kombëtares, shkoja në spital natën pa e zbuluar lojtarët, deri tani. Lojtarët shihnin faqet e mia të kuqe dhe mendonin 'çfarë tipi i shëndetshëm', por nuk ishte kështu. Nuk doja t'u tregoja lojtarëve të mi sepse kjo mund të ndikonte në performancën e tyre. Nuk u tregoni njerëzve me të cilët punon sepse kjo mund të ndikojë në zgjedhjet e tyre, në vendimet e tyre”.

Trajneri i Holandës vazhdoi të shpjegonte se është një formë agresive e kancerit të prostatës dhe tha se, deri më tani, ai i ishte nënshtruar 25 trajtimeve për të luftuar sëmundjen: "Nuk vdes nga kanceri i prostatës, të paktën jo në 90% të rasteve. Zakonisht janë sëmundje të tjera që të vrasin. Por unë kam një formë mjaft agresive dhe i jam nënshtruar terapive 25 herë. Kam pasur trajtim preferencial në spital. Më lejuan të hyja nga dera e pasme kur shkoja në takimet me mjekët dhe menjëherë më fusnin në një dhomë tjetër. Më kanë trajtuar për mrekulli”.

Të vetmit që ishin të vetëdijshëm për sëmundjen ishin miqtë dhe familja. Van Gaal është mirënjohës që lajmi nuk ka rrjedhur: "Unë u thashë miqve dhe familjes për këtë dhe fakti që asgjë nuk doli në media është falë tyre". Në filmin e ardhshëm “LOUIS”, ai flet edhe për betejën e tij kundër kancerit.

Van Gaal është në mandatin e tij të tretë si trajner i Holandës. Pas Euro 2020, ai zëvendësoi Frank de Boer dhe udhëhoqi Oranje në kualifikueset për Kupën e Botës 2022. Kombëtarja e tij është shortuar në Grupin A, së bashku me Katarin, Ekuadorin dhe Senegalin. 70-vjeçari ka bërë të ditur se synon të udhëheqë Holandën në Kupën e Botës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI