Flash

Ginola e ekzagjeron për Kane: “Është Maradona i ri, një si ai nuk mund të luajë për vendin e katërt”

Lapsi.al 4 April 2022
Ginola e ekzagjeron për Kane: “Është Maradona i ri,

David Ginola është i çmendur pas Harry Kane. Anglezi ishte një nga protagonistët e mëdhenj në fitoren 5-1 të Tottenham ndaj Neëcastle. 28-vjeçari nuk arriti të shënonte, por me paraqitjen e tij brilante gjithsesi arriti të jetë ndikues gjatë gjithë ndeshjes. I tij ishte asisti për golin e Matt Doherty në fillim të pjesës së dytë. Një paraqitje që mahniti ish-mesfushorin e Spurs, i cili vlerësoi kapitenin e Anglisë pas ndeshjes.

Ginola, duke folur për Sky Sports, e krahasoi anglezin me Diego Armando Maradonën: “Spurs duken shumë të sigurt. Ata po mbështeten në burimet e tyre dhe janë befasues. Regjisori i ri i Spurs është Harry Kane. Tani ai është si Diego Armando Maradona i ri. Pasime të gjata, pasime të shkurtra, ai i ka të gjitha”.

Ish-fantazisti i Spurs beson se një lojtar kaq i kompletuar nuk mund të konkurrojë për vendin e katërt, nuk është mjaftueshëm: “Për një lojtar të kalibrit të tij, të luajë vit pas viti, vetëm për të dalë në katër të parët, nuk mjafton. Nëse në të ardhmen do të ketë propozime për të luajtur në një klub ku mund të fitojë trofe, atje duhet të shkojë. Në fund të karrierës, ajo që shikoni është lista e trofeve që ke fituar. Nëse Spurs fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, ata do të përfundojnë në katër të parët. Sigurisht që varet nga Arsenali, varet nga Chelsea, nga skuadrat e tjera, por ata kanë fatin në duart e tyre”.

Performancë e madhe e Harry Kane, është e vërtetë, por nuk ishte më pak edhe paraqitja e gjithë skuadrës së Antonio Contes, që në fund fitoi 5-1 falë golave të Ben Davies, Matt Doherty, Heung-Min Son, Emerson Royal dhe Steven Bergwijn.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI