Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Fyerje raciste ndaj Koulibaly, Senegali kundër tifozëve të Atalantës: "Idiotë pa tru"

Lapsi.al 4 April 2022
Fyerje raciste ndaj Koulibaly, Senegali kundër tifozëve të

Sulm i ashpër nga Federata e futbollit të Senegalit kundër fyerjeve raciste të drejtuara ndaj Koulibaly gjatë ndeshjes Atalanta-Napoli. "Besnik ndaj zakoneve të tyre të trishtueshme, disa tifozë bergamaskë të Atalantës kanë treguar edhe një herë humanizmin e tyre të paktë, duke artikuluar fyerje të neveritshme dhe raciste ndaj kapitenit dhe liderit tonë Kalidou Koulibaly - ishte reagimi i Federatës së Futbollit të Senegalit -. Këta idiotë të pamend nuk duhet të kenë një vend në stadium”.

"Forca Kalidou, populli senegalez të mbështet me gjithë zemër dhe prezantohet si një njeri i vetëm për të qenë krenar për kurajën tënde, shembullin tënd dhe përkatësinë tënde ndaj racës dhe vendit tonë", vazhdon deklarata. Fjalë që nga njëra anë dënojnë ashpër qëndrimin e tifozëve të Atalantës dhe, nga ana tjetër, mbështesin qendërmbrojtësin e Napolit.

"Kurajë kapiten, ata nuk do të të arrijnë kurrë. E kë thënë ti vetë gjatë pritjes në Palazzo della Repubblica pas fitores sonë në Kupën e Kombeve të Afrikës. 'Jemi vrarë, por jo të çnderuar': Senegali dhe Afrika janë krenar për ty”, përfundon qëndrimi i prerë i Federatës Senegaleze të Futbollit.

ATALANTA: "SJELLJE JO CIVILE, DO TË DËNOHEN"

“Atalanta BC komunikon se çdo sjellje jo në përputhje me parimet e civilizimit dhe edukimit, që është ndjekur gjithmonë nga ky klub, do të kundërshtohet ashpër. Ne nuk duam, e nënvizojmë, t'u japim shikueshmëri subjekteve që nuk kanë asnjë lidhje me mjedisin tonë dhe, për rrjedhojë, pa zhurmë apo përgjithësime, do të veprojmë në zyrat kompetente që imazhi i klubit dhe i qytetit të Bergamos të mbrohen”. Kështu, ka reaguar Atalanta në një deklaratë për shtyp, që u shfaq në faqen e saj zyrtare.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI