Flash

Gruaja e Thiago Silvas shpërthen zemërimin kundër komentatorit TV: “Respekto tim shoq, nuk është makinë”

Lapsi.al 3 April 2022
Gruaja e Thiago Silvas shpërthen zemërimin kundër komentatorit

Gruaja e Thiago Silvës i kthehet komentatorit televiziv për të mbrojtur të shoqin. Gruaja, pas ndeshjes, është një lumë i fryrë zemërimi dhe në Instagram mbron me pasion brazilianin. Belle Silva nuk ka qenë e kënaqur me komentet e bëra në TV për bashkëshortin e saj gjatë humbjes së Chelsea ndaj Brentford dhe zgjodhi të mbronte publikisht 37-vjeçarin.

Skuadra e Thomas Tuchel pësoi humbjen e parë në shtëpi në kampionat pas disa muajsh, gjë që nuk kishte ndodhur që nga shtatori. Blutë, pasi zhbllokuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë me një gol të mrekullueshëm të Antonio Rudiger, u mposhtën nga Brentford. Ekipi i Thomas Frank u përgjigj menjëherë falë Vitaly Janelt. Christian Eriksen më pas i kaloi Bees në avantazh me golin e tij të parë në Premier League që nga kthimi në fushë, përpara se Janelt dhe Yoane Wissa të mbyllnin ndeshjen.

Disa lojtarë të Chelsea u kritikuan gjatë ndeshjes në Stamford Bridge, mes tyre edhe Thiago Silva, i cili u vu në shënjestër se nuk “sulmoi” sa duhet. Përgjigja nga bashkëshortja e lojtarit nuk vonoi: “Jam këtu në skenën time në Stamford Bridge. Sapo dëgjova komentatorin që tha se Thiago Silva nuk po sulmon sa duhet. Respektoje Thiago Silvan sepse Thiago Silva erdhi dje, Thiago Silva luajti për Brazilin, Thiago Silva ishte shumë i lodhur, Thiago Silva është 37 vjec, por luan sikur të ishte 20 vjeç. Pra, respektojeni, nuk është makinë. Ka nevojë të shplodhet, mirë?”.

Belle, vitin e kaluar, tashmë kishte bërë lajm për një tjetër video të postuar në Instagram. Në atë rast, gruaja kritikoi sulmuesin e Chelsea, Timo Werner, pas paraqitjes së tij të dobët përballë Real Madrid në Champions League: “Kjo është karma, djema. Në çdo ekip ku shkoj, ka një sulmues që vazhdojn të humbasë golat. Ky Werner, si e ka emrin?”. Gruaja më pas postoi një video të dytë në të cilën shpjegoi: "Duhet një gol, duhet ta fitojmë këtë ndeshje, por sulmuesit e mi nuk duan të shënojnë, nuk e di pse nuk shënojnë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI