Flash

Trajneri i Ukrainës, Petrakov, tani me armë në dorë: "I urrej rusët, qendrova në Kiev për t'i vrarë"

Lapsi.al 3 April 2022
Trajneri i Ukrainës, Petrakov, tani me armë në dorë: "I

Në një intervistë për 'The Guardian', Oleksandr Petrakov, trajneri i kombëtares së futbollit të Ukrainës, ka folur për zgjedhjen e tij për të qëndruar në Kiev e për të luftuar. "Ka vetëm urrejtje. Nuk është zemërim, por njerëzit urrejnë ata që pushtojnë tokën e tyre - tha trajneri 64-vjeçar -. Do të na duhet kohë për t'u qetësuar, tani për tani është thjesht urrejtje. Ata kanë shkatërruar qytetet tona."

Trajneri ka vendosur të mos largohet nga Kievi, por të bashkohet me bashkatdhetarët e tjerë për të zmbrapsur pushtimin rus. “Familja ime më tha të shkoja në Ukrainën perëndimore, por unë refuzova. Thashë me vete: “Unë jam nga Kievi, nuk mund të largohem” – tha ai – Nuk mendoja se do të ishte e drejtë, sepse njerëzit duhet të mbrohen dhe nuk mund të ikin. Mendova, nëse vijnë në Kiev, do të marr një armë dhe do të mbroj qytetin tim. Unë jam 64 vjeç, por e ndjeva se ishte normale ta bëja këtë. Mendoj se mund të vrisja dy ose tre armiq".

Pavarësisht luftës, Petrakov po përpiqet ta cojë Ukrainën në Kupën e Botës në Katar. Kombëtarja e tij duhej të luante ndeshjen e playoff-it kundër Skocisë më 24 mars, por ndeshja është shtyrë për në qershor. Federata e Futbollit të Ukrainës po përpiqet të organizojë grumbullime jashtë vendit, ndoshta në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndeshje miqësore me disa klube të rëndësishme europiane. "Ne mund të luajmë në Ëembley, kundër një skuadre londinez, për shembull - theksoi ai - Mund të jetë një test i mirë miqësor, një përgjigje për ushtrinë ukrainase si dhe një ndeshje përgatitore për sfidën kundër Skocisë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI