Flash

"Duam të mundim ekipin kampion": Allegri zbulon kartat para derbit të Italisë me Interin

Lapsi.al 3 April 2022
"Duam të mundim ekipin kampion": Allegri zbulon kartat para

“Dybala do të luajë”. Trajneri i Juventusit, Max Allegri, shuan dyshimet në lidhje me praninë e argjentinasit në ndeshjen e madhe ndaj Interit sonte në mbrëmje. Tekniku, që numrin 10 të bardhezinjve e ka të preferuarin e tij, nuk mund të mos ndërhynte në lidhje me dështimin e negociatave për të rinovuar kontratën e argjentinasit: "Ne jemi në linjë me shoqërinë për gjithçka, unë shfaq idetë e mia, shoqëria të sajat dhe në fund ne gjejmë gjithmonë një unitet qëllimesh për të planifikuar të ardhmen dhe për të ecur përpara. Kur bëhen zgjedhje, ato bëhen të gjitha së bashku".

Një ndeshje shumë e rëndësishme ajo e derbit të Italisë, duke qenë se bardhezinjtë tashmë janë vetëm një pikë pas zikaltërve në renditje (që kanë një ndeshje për të rikuperuar) dhe fituesi mund të vazhdojë të ndjekë Milanin kryesues. Në këtë pikë, Allegri e ka të qartë kush është favoriti: "Interi së bashku me Napolin dhe Milanin është kandidat. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për të konsoliduar vendin e katërt dhe për të mundur ekipin kampion italian. Ndoshta nesër është radha jonë. Ne luajmë për të fituar pikë, qëllimi është të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm. Do të jetë një mbrëmje e bukur me stadiumin me kapacitet 100%.

Në fund edhe një ngacmim i gazetarëve për teknikun bardhezi, me pyetjen 'Është rastësi që Inzaghi të ka mundur vetëm në ndeshje teke?'. Delikat edhe përgjigja e Allegrit: "Rastësi, ai është më me fat në ndeshjet teke. Shpresojmë që këtë herë të jetë më me fat skuadra".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI