Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Bundesliga, Bayern godet në shtëpinë e Freiburg, Leverkusen gjithnjë i treti

Lapsi.al 2 April 2022
Video/ Bundesliga, Bayern godet në shtëpinë e Freiburg,

Fitore vendimtare e Bayern Mynih në javën e 28 të Bundesligës. Në pritje të Borussia Dortmund-Leipzig, bavarezët kalojnë në +9 ndaj verdhezinjve falë një 4-1 në shtëpinë e Freiburg: golat u shënuan nga Goretzka, Gnabry, Coman dhe Sabitzer. Buzëqesh edhe Bayer Leverkusen, i vetëm në vendin e tretë pas 2-1 ndaj Hertha Berlin. Goditje në transfertë edhe për Bochum, që mposhti 2-1 Hoffenheim, ndërsa Frankfurt frenoi 0-0 me Furthin e vendit të fundit.

FREIBURG-BAYERN MYNIH 1-4

Bayern Mynih godet në Freiburg dhe bën një hap tjetër drejt fitores së titullit në Bundesligë. Në një ndeshje delikate kundër një skuadre që lufton për zonën e Champions League, Goretzkas iu deshën 58 minuta për të zhbllokuar situatën, por i menjëhershëm erdhi goli i barazimit të Petersen, i sapofutur në lojë: në minutën e 63 rezultati ishte 1-1 dhe skuadra e Nagelsmann duhej të rikompozohej në fushë. Në minutën e 73, Gnabry imitoi Petersen dhe, sapo hyri në fushë, kaloi bavarezët në avantazh. Këtë herë është shkëputja vendimtare, sepse në minutën e 82 Coman firmosi të tretin dhe i la pokerin Sabitzer në fund.

LEVERKUSEN-HERTHA 2-1

Bayer Leverkusen dënon Hertha Berlin në zonën e rënies dhe forcon vendin e tretë në renditje. Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së parë: Alario dhe Bellarabi nënshkruan dy gola në pesë minuta mes 35' dhe 40', në të 42' Darida shkurtoi menjëherë diferencën. Në pjesën e dytë, vendasit administruan avantazhin duke zmbrapsur sulmet sterile të miqve.

BIELEFELD-STUTTGART 1-1

Përfundon në barazim sfida e mbijetesës dhe të dyja skuadrat mbeten në zonat e rrezikshme të renditjes. Kalajdzic kaloi miqtë në avantazh në minutën e 25, por në pjesën e dytë Bielefeld mori vrull dhe barazoi rezultatin me Kruger në minutën e 59.

FRANKFURT-FURTH 0-0

Frankfurt nuk arrin të marrë më të mirën përballë Furth, i fundit në renditje, dhe humbet mundësinë për të kapur trenin për në Evropë. Për miqtë, një pikë që vlen vetëm për moralin: Eintracht ishte i lodhur në këtë ndeshje, duke konfirmuar një sezon të përbërë nga shumë ulje-ngritje.

HOFFENHEIM-BOCHUM 1-2

Goditje në transfertë e Bochum që vendoset në mesin e tabelës dhe shqetëson Hoffenheim në garën për vendin e katërt, që vlen për zonën Champions. Dygolëshi i miqve u shënua nga Asano në mes të minutës së 28 dhe 59, ndërsa barazimi momental i Raum erdhi në minutën e 54. Në fund, Asano nënshkroi edhe trigolëshin, por VAR anuloi gjithcka.

Germany Bundesliga

Arminia Bielefeld 1-1 VfB Stuttgart

Bayer Leverkusen 2-1 Hertha Berlin

Eintracht Frankfurt 0-0 Greuther Furth

Freiburg 1-4 Bayern Munich

Hoffenheim 1-2 Bochum

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI