Flash

U shtirën si policë: katër persona rrahin e grabisin lojtarin e Lazios, bashkë me të atin

Lapsi.al 2 April 2022
U shtirën si policë: katër persona rrahin e grabisin lojtarin e

Frikë e madhe për lojtarin e Lacios, Raul Moro. Sulmuesit 20-vjeçar spanjoll iu grabit makina në orët e vona të së enjtes, teksa po udhëtonte së bashku me të atin, në Grande Raccordo Anulare në Romë. Sipas rikonstruktimit të ngjarjes nga policia, rreth orës 23 një bandë prej katër personash, që u shtirën si policë, ndaloi Mercedesin e futbollistit dhe pasi rrahën të dy personat në makinë, morën në zotërim mjetin. “Ai është mirë, gjithçka është në rregull, duam të sigurojmë të gjithë ata që kanë lexuar lajmin”, tha menaxheri i komunikimit i bardhekaltërve, Stefano De Martino.

Menjëherë pas kësaj keqbërësit u larguan. Nga ana tjetër, dy viktimat e sulmit janë transportuar në spitalin Casilino. Makina e braktisur u gjet më vonë në Castel Giubileo. Mbi cështjen është vënë në punë ekipi lëvizës, policia rrugore dhe stacioni policor në Fidene.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI